VIDEO/ Shkallmohen dyert e selisë së PD në Gjirokastër, pamjet e sulmit vandal

VIDEO/ Shkallmohen dyert e selisë së PD në Gjirokastër, pamjet e sulmit vandal

16:27, 30/01/2022
A+ Aa A-

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër, janë shkallmuar nga disa të ashtuquajtur mbështetës të Lulzim Bashës.

Kreu aktual i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli.

I ashtuquajturi deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko mbasi ka shkallmuar selinë dhe ka zhvilluar një takim me një grup pjestarësh të strukturave vendore të PD Gjirokastër, takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë.

Më tej ata janë larguar duke lënë të braktisura dhe të hapura dyert e selisë.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ata individë kanë shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

Drejtuesit e PD kanë riparuar dëmet e shkaktuara nga ata individë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bledi830/01/2022 20:03

Po ti Aliko a ke njerez rreth vetes.Si guxon nje nga Tirana te vije dhe te shkallmoje deren tende ne Gjirokaster ? Mos bej edhe ti loje te dyfishte , ashtu sic ben luani i Fierit me Kapllanaj Po keni bythe mbajini zyrat e PD ndryshe ( si Luani i Fierit ) mos beni sikur jeni.me Berishen ).Nuk ka bir kurve te me marre zyren time po nuk desha une ...! Keshtu mos beni loje te dyfishte.Po te doni botojeni , po te doni jo

Shto koment

Denonco