VIDEO-SYRI TV/ Noka voton në Vorë: Anëtarsia vendos, ndryshe nga modeli i zarfave dhe emërimeve

VIDEO-SYRI TV/ Noka voton në Vorë: Anëtarsia vendos, ndryshe nga modeli i zarfave dhe emërimeve

12:46, 30/01/2022
A+ Aa A-

Sot në 6 bashki të vendit anëtrët e PD po votojnë për të zgjedhur kandidatëtë për zgjedhjet e 6 marsit.

Deputeti demokrat dhe anëtatri i Komisionit të Rithemlimit Flamur Noka ka bërë një deklaratë për mediat nga Vora ku edhe ka votuar.

"Sot çdo demokrat ndjen fuqinë dhe vlerën e tij në përfaqësimin e pushtetit".

"Kjo është falë Partisë Demokratike, falë kuvendeit të saj të datës 11 dhjetor që sanksionoi në statut Primaret".

"Sot është një hap i madh ndër demokratët pasi anëtarësia vendos se kush do ta përfaqësojë".

"Kjo është ndryshe nga modeli i zarfave dhe emërimeve", tha Noka.

Sot demokratët e Vorës vendosin vetë. Pjesëmarrja do të jete e shkëlqyer dhe të jeni të sigurtë se do ta kalojmë edhe numrin e votimeve të referendumit.

Ata që janë anëtarë real të PD po vijnë të votojnë.

Beteja është përballe regjimit, sigurisht se në këtë betejë përballë regjimit edhe stërkëmbëshat që hedh Shoqata Basha – Bardhi.

Kandidatë janë përfaqësues të denjë të qytetarisë së Vorës" tha deputeti demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco