Primaret në PD, pjesëmarrje e madhe e demokratëve në votime

Primaret në PD, pjesëmarrje e madhe e demokratëve në votime

11:51, 30/01/2022
A+ Aa A-

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale ka bërë publike të dhënat e votimeve në primaret që po zhvillohen në 6 bashki të vendit, ku do të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet e pjesshme.

Deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të PD:

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale njofton se procesi në të 6 degët ku po zhvillohen votimet për primaret po ecën normalisht.

Konstatohet interesim shumë i madh i demokratëve për të zgjedhur kandidaturën që do t’i përfaqësojë ata në zgjedhjet vendore të datës 6 mars 2022.

Pjesëmarrja deri në orën 10:30 është si më poshtë vijon:

Dega Dibër: 220

Dega Durrës: 340

Dega Vorë: 120

Dega Rrogozhinë: 110

Dega Lushnjë: 160

Komisioni njofton se për shkak të fluksit shumë të madh të votuesve në Qendrën e Votimit në Qytet Shkodër, pjesëmarrjen e kësaj dege do ta njoftojmë në një kohë më të vonë.

Komisioni fton çdo anëtar të PD-së në 6 degët ku po zhvillohet procesi i votimit për Primare, të ushtrojë të drejtën e votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në garën për kryetar bashkie.

Primaret, si ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë e kalojnë vendimmarrjen te anëtarësia!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco