Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit

11:45, 27/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, u kthye në Kuvend duke folur fillimisht për gazetarët pas një mungese katërmujore.

“Kam munguar katër muaj se isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Në një farë mënyre, ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet. Tani rikthehem në respekt të popullit, por për ata që janë aty, nuk meritojnë të qëndrosh as 4 minuta,” tha Berisha.

I pyetur se si do regjistrohet në zgjedhjet e 6 marsit, Berisha tha se do i fitojnë këto zgjedhje.

“Kam gjetur mekanizmin se si do i fitojmë zgjedhjet e 6 marsit. Shoh një klimë optimizmi të madh në fitore. Gjithçka mund të bëhet, por ne nuk ndalemi. Negociatat janë në vazhdim, ne do i fitojmë këto zgjedhje.

Është përballë qytetaria me kleptokracinë. Ne do fitojmë. Kanë bërë rregulla në parlament që të më kufizojnë fjalën, prandaj parlamenti i vërtetë do të jetë këtu,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jo shaka27/01/2022 12:37

Në Lu po udhëzohen të majtët për kandidatin e bravës. Duan të krijojnë idenë e rremë ndaj PD së rithemeluar. Vlerësojeni këtë marifet

Shto koment

Denonco