Yuri Kim tërhiqet nga 'oferta e barit': Demokratët zgjedhin kë të duan

Yuri Kim tërhiqet nga 'oferta e barit': Demokratët zgjedhin kë të duan

21:54, 19/01/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim ka folur në lidhje me situatën e brendshme në Partinë Demokratike.

Pyetjes së drejtpërdrejtë në ‘Now’, se cfarë do të ndodhë në rast se demokratët do të zgjedhin Sali Berishën kryetar të tyre, Yuri Kim u tërhoq nga qëndrimi i saj, ku para selisë së PD-së këcënoi demokratët se do të hanin bar nëse nuk distancoheshin nga e kaluara, duke nënkuptuar ish-kryeministrin.

Kim: Mendoj se anëtarët e partisë duhet të mendojnë me shumë kujdes, siç e thashë më parë, lidhur me kush janë, lidhur me rolin që do të luajnë në politikën shqiptare dhe në demokracinë shqiptaree, lidhur me çfarë do të duhet për të fituar zgjedhje, lidhur me çfarë duan të jetë marrëdhënia e tyre me Shtetet e Bashkuara. Mendoj se i kanë faktet. Unë do të vazhdoj si përfaqësuese e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe specifikisht e Presidentit Amerikan që të bëj të qartë se cili është pozicioni i SHBA, dhe të ofroj informacion që njerëzit ta shqyrtojnë si pjesë e procesit të tyre vendimarrës.

Por është një vendim vërtet i rëndësishëm dhe është një kohë vërtet e rëndësishme. Shqipëria është në një pikë kthese dhe ne shpresojmë që Shqiptarët, pavarësisht nëse i përkasin kësaj apo asaj partie, që do të vazhdojnë të shohin nga e ardhmja, të zgjedhin të ardhmen, të vazhdojnë ta ndërtojnë këtë vend në një mënyrë që forcon demokracinë e tij, çrrënjos korrupsionin, bën të qartë që askush nuk është mbi ligjin, që bën të qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë partnere. Ky është partneriteti më i forte që mund të shoh se ekziston kudo në botë dhe ndoshta në atë kuptim jam e anshme, që favorizoj Shqipërinë, por në dy vitet që kam qenë këtu, nuk mendoj dot për një tjetër vend ku kemi një mik më të mirë, ku populli Shqiptar, ku vendasit janë më miqësorë, më mirëseardhës dhe mikpritës se sa populli Shqiptar. Ndaj, në fakt jam optimiste se njerëzit do të marrin një vendim të mençur, por në fund të fundit është vendimi i tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco