Përjashtimi i Berishës/ Yuri Kim mohon të ketë detyruar Bashën: E mori vetë vendimin

Përjashtimi i Berishës/ Yuri Kim mohon të ketë detyruar Bashën: E mori vetë vendimin

21:39, 19/01/2022
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mohuar të ketë detyruar Lulzim Bashën që të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, liderin historik Sali Berisha. 

Kim tha në 'Now' me Erla Mëhillin në Euronews se vendimin e mori vetë Lulzim Basha.  

"Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur". 

Pjesë nga intervista

Erla Mëhilli: E qartë. Z. Basha e ka bërë të qartë se u detyrua nga SHBA dhe ju për ta marrë këtë vendim. A është e vërtetë kjo? E detyruat ju dhe a duhet të funksionojë kështu demokracia?
Ambasadorja Kim
: Një nga gjërat që vë re këtu në Shqipëri është që ka një tendencë për të folur mbi kush detyroi kë, kush sabotoi kë, kush është peng, kush është kukull, kush është blerë, kush është shitur. Shiko, jemi të gjithë të rritur. Marrim vendime ose duhet të marrim vendime bazuar në informacion, bazuar në gjykimin tonë më të mirë. Ne i ofruam Z. Basha, siç bëjmë publikisht, informacion lidhur me çfarë do të thotë përcaktimi dhe cilat janë pasojat. Dhe, besoj se bazuar mbi atë informacion, Z. Basha dhe të tjerët morën vendimin e tyre.

Intervista e plotë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati .20/01/2022 00:31

Ju e detyruat moj Kimete verdhacukja pengun Bashuk Brava perderisa i thate se e ka pohuar vete Pengu plus i thate ne Partine Demokratike se ne qofte se nuk e perjashtoni do hani bar

kadri hasbiu19/01/2022 21:52

e terhoqi bythen kimetja

Shto koment

Denonco