Lajmi i fundit

PAMJE TË RËNDA/ Dalin emrat e sherrit masiv në Palasë. Policia: Dy persona janë në kërkim /EMRAT

‘Mbledhje ndërministrore mes qeverive’/ Rama i hapur edhe për Turqinë, e njofton Erdogan

‘Mbledhje ndërministrore mes qeverive’/ Rama i hapur edhe për Turqinë, e njofton Erdogan

17:29, 17/01/2022
A+ Aa A-

Me qëllim thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, presidenti turk Recep Tayip Erdogan njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje tjetër ndërministrore mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Erdogan tha se kjo mbledhje do të mbahet gjatë gjysmës së parë të këtij viti dhe për këtë, shtoi se do të merren me organizimin dy ministrat e Jashtëm të qeverive.

‘Ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila mund të thellohet edhe më tej’ theksoi presidenti turk.

7 marrëveshjet e nënshkruara sot mes Shqipërisë dhe Turqisë

1- Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Anadolu dhe Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

2- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve për zbatimin e ligjit ndërmjet qeverisë së Turqisë dhe Shqipërisë.

3- Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Arkivit Shtetërore Turqisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivit.

4- Memorandum mirëkuptimi për Bashkëpunimin në Fushën e Rinisë dhe Sporteve ndërmjet ministrisë se Turqisë dhe asaj shqiptare.

5- Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë së jashtme të Turqisë dhe asaj shqiptare për bashkëpunimin në fushën e protokollit.

6- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Shtetërore të Operas së Baletit dhe të ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë dhe Ansamblit të Operas dhe Baletit dhe Folklorit shqiptar.

7- Memorandum mirëkuptimi në fushën e menaxhimit të Fatkeqësive ndërmjet Drejtorisë së Emergjencave dhe Ministrisë së Brendshme të Turqisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco