Demokratët e Fierit 12 vite në opozitë, Agron Kapllanaj miliona euro nga tenderat e Ramës

Demokratët e Fierit 12 vite në opozitë, Agron Kapllanaj miliona euro nga tenderat e Ramës

14:24, 16/01/2022
A+ Aa A-

Ndërsa demokratët e Fierit janë në vitin e 12 të tyre në opozitë, i emëruari i deputetit Lulzim Basha si kryetar partie në këtë qytet, i dënuarit për vjedhje në Itali, Agron Kapllanaj, po shijon miliona eurot që merr nga tenderat e Edi Ramës.

Shoqëria ‘Shkëlqimi 07’, që është nën emrin e Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj ka marrë dhjetëra tendera me miliona euro nga qeveria e Edi Ramës.

Denoncimi për tenderat e ‘Shkëlqimi 07’, janë bërë nga mediat në kohë të ndryshme./

Sipas denoncimit firma ‘Shkëlqimi 07’; merr më shumë se mbi 6 milionë euro në vit nga ‘Rilindja’.

E krijuar në vitin 2007, duke përthithur më 2014-ën edhe firmën tjetër ‘Shkëlqimi shpk’, ajo u regjistrua me emrin e vëllait të tij, Shkëlqim Kapllanaj, për arsye se në atë vit e deri më 30 qershor 2019, pronari faktik, Agron Kapllanaj, ishte kryetar i Komunës Qendër Mallakastër dhe kryebashkiak i Ballshit.

Sipas të dhënave të QKB dhe Thesarit të Shtetit, rezulton se nga muaji nëntor 2013 e deri më 31 dhjetor 2020, firma me pronar  ‘blu’ e me pazare ‘mavi’, ka marrë afro 32 milionë Euro tendera, disa në ortakëri me oligarkë, e disa me ministra dhe kryebashkiakë të qeverisë.

Bie në sy, fakti se firma ‘Shkëlqimi 07’, afro 80% të tenderëve i ka marrë në bashkitë dhe entet publike, të zonës Vlorë-Fier-Lushnjë-Berat, ku duket sikur e ka ‘zonë autonome tenderësh’.

Faktikisht, pazaret e tenderëve me kryebashkiakun e Vlorës, Fierit, Roskovocit, Patosit, Beratit, Lushnjes e madje dhe me pasardhësin e tij në Ballsh, i bënë vetë ish-kryebashkiaku Agron Kapllanaj, ndërsa letrat i firmos vëllai i tij, që ka emrin në QKB.

Zëra dhe prova të shumta, tregojnë se Enkelejd Alibeaj është personi i ‘kontaktit konfidencial’, me shefat e qeverisë në zona dhe qendër; që bën ‘politikën menaxheriale’ për tenderët në favor të firmës ‘Shkëlqimi 07’.

Më poshtë është vetëm faqja e parë e parave që ka dhënë shteti për ‘Shkëlqim 07’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES16/01/2022 16:33

AS QE DISKUTOHET FARE QE TE GJITHE PLEHRAT QE MBESHTESIN SOT LULZIM BRAVEN KANE VETEM INTERESAT E TYRE OKULTE QE I BASHKOJNE ME NJERI-TJETRIN, ME EDVIN KRISTAQ RAMEN DHE ME NARKO-BANDEN "RILINDJA" DHE NUK KANE ASNJE LIDHJE, ASNJE NDJESHMERI, ASNJE DHEMBSHURI DHE ASNJE AFERSI TJETER ME DEMOKRATET, PARTINE DEMOKRATIKE DHE AQ ME SHUME ME IDEALET DEMOKRATIKE!!! PERPARA MILIONA EUROVE QE ATA I VJEDHIN POPULLIT SHQIPTAR TE MAJTEVE DHE TE DJATHTEVE (MILIONAT NUK KANE ASNJE NGYRE TJETER VEC NGYRES SE ZEZE TE KRIMIT) NEPERMJET AFERAVE TE TYRE TE NDYRA TE PERBASHKETA ME NARKO-QEVERINE E SATRAPIT TE SURRELIT, ATA NUK VENE ASGJE! PRANDAJ ATA SOT ME ANE TE KRIMINELEVE, MERCENAREVE, BASHIBOZUKEVE TE ZINJ DHE POLICINE KRIMINALE TE SEKTIT SOROSIAN CUCI-FICO-RAMA, MBROJNE NJERI-TJETRIN ME CDO MJET DHE ME CDO KUSHT, ME DHUNE, ME SHKOPINJ, ME PLUMBA GOME DHE ME GAZ HELMUES! SOT SHQIPERIA DHE POPULLI SHQIPTAR NDODHET NEN REGJIMIN NARKO-MAFIOZ ME TE EGER, ME TE NDYRE DHE ME KRIMINAL SE SA NDODHEJ NE VITIN 1990!!! E VETMJA RRUGE SHPETIMI PER SHQIPTARET ESHTE QE SOT TE BASHKOHEN QE TE GJITHE KUNDER KESAJ KASTE KRIMINALE, NAZISTE, FASHISTE DHE MAFIOZE NGA ME TE RREZIKSHMET NE BOTE, SEPSE JANE BERE BASHKE TE GJITHE HAJDUTET, TE KORRUPTUARIT, OLIGARKET, KONDRABANDISTET, KRIMINELET, NARKO-PUSHTETARET DHE BANDA KRIMINALE E LULMUT BRAVES!!!

Shto koment

Denonco