FOTO/ Bashën në Fier e shoqëron Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje në Itali

FOTO/ Bashën në Fier e shoqëron Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje në Itali

12:16, 16/01/2022
A+ Aa A-

Është qesharake të dëgjosh deputetin Lulzim Basha që flet për të ardhmen dhe ndarjen me të shkuarën, nga krahu i djathtë i Agron Kapllanaj i dënuar për vjedhje në Itali!

Është edhe më e dhimbshme të shohësh se Basha i ka ‘nderuar’ fierakët duke komanduar për kryetar partie një të dënuar ordiner.

Kjo flet shumë si për mbështetjen e tij në këtë qark, ashtu dhe për sloganin si është PD-ja sot, do jetë Shqipëria nesër.

Kapllanaj njihet si mbështetës i Lulzim Bashës, por ai është më i njohur për shkak se skeda e tij penale në Itali është mjaft e pasur.

Ndonëse i dënuar për vjedhje në Itali, 'njeriu' i Bashës, njëkohësisht i komanduar si kryetar partie në Fier, flet për moralin që duhet të ketë politikani në politikë.

Kapllanaj ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje, e cila verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit që sjell SYRI.net. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por kjo s'e pengon aspak atë që të flasë për moralin në politikë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leonsio16/01/2022 13:32

Shikoni foton dhe dallohet qarte se Alibeaj nuk e shikon ne sy Kapllanaj , nuk ka faj se ja ka bere dhurate L.B , nuk mund ta kundershtoje , por edhe keshtu siç eshte , ai e ndjen turpin ndaj demokrateve te vertete .

arqile16/01/2022 12:59

Alibeaj te hap barkun parimori palaco .

DEMOKRATI I BAZES16/01/2022 12:22

Pse nuk e beri Lulmut Brava kete takim ne Ballsh?? Sepse ne salle jane te gjithe ditezinj dhe hallexhinj nga Mallakastra, ndersa demokratet e vertete fierake jane jashte ne shesh duke thirrur e brohoritur te izoluar dhe te rrethuar nga dy skuadrone te policise se Rames "Basha ik!", "Basha non-grata!", "Basha tradhetar dhe pengu i Rames!" Votuesit e Mallakastres jane 20% e votuesve te rrethit te Fierit!

Shto koment

Denonco