Jep dorëheqjen nënkryetari i PD, Alfred Rrushaj braktis farsën e Bashës

Jep dorëheqjen nënkryetari i PD, Alfred Rrushaj braktis farsën e Bashës

17:32, 15/01/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i PD dhe kreu i grupit parlamentar, Alfred Rrushaj ka dhënë dorëheqjen.  

Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot deputeti Lulzim Basha në një mbledhje me një grup të vogël mbështetësish. 

Rrushaj është deputeti i radhës që braktis farsën e Lulzim Bashës, pas vendimeve të këtij të fundit për të mbajtur me forcë selinë e demokratëve.

Skenat e rënda të 8 janarit nga selia e PD ku demokratët u dhunuan barbarisht nga mercenarët e Lulzim Bashës dhe ndërhyrja e policisë duke hedhur bomba gazi, kanë bërë që Rrushaj të distancohet.   

Por hakmarrja e Lulzim Bashës nuk vonon.

SYRI mëson se Basha i ka kërkuar prej disa ditësh dorëheqjen Rrushajt duke e akuzuar atë se me qëndrimet e mbajtura i ka dhënë mbështetje Sali Berishës dhe lëvizjes për Rithemelimin e PD. 

***

Ndërkaq, deputeti Basha ka njoftuar edhe pasuesin e Alfred Rrushajt.

Në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar emërohet Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit largohet nga nënkryetar i Kuvendit.

Gjithashtu, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë emërohet Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit njihet për besimin e verbër që ka ndaj deputetit Basha dhe më në fund u shpërblye. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES15/01/2022 21:52

ESHTE NORMALE QE TE GJITHE PERSONAT ME DINJITET, ME PERSONALITET DHE DEMOKRATET E VERTETE, TE PAKAPUR NGA CARKU SOROSIAN RAMA-BASHA DHE QE I KANE KUPTUAR LOJRAT, POSHTERSITE, QELBESIRELLEQET DHE MASKARALLEQET E LULMUT BRAVES, DO TA BRAKTISIN KETE HALE TE UTURAKUT TE QELBUR TE EDVIN RAMES!! RRUSHAJ KA DINJITET DHE ESHTE DEMOKRAT I VERTETE DHE NUK MUND TE QENDORE DOT NE ATE UTURAK TE QELBUR!!! NUK MUT TE FEKALIZOHET NGA NJE QELBESIRE SI LULI DHE NJE BYTHEQIR SI GAZ BARDHI!!!

Ensa15/01/2022 21:25

Të gjith të lartpërmendurit shkofshin dhe kur mos u kthefshin, të gjith tallen

Genci15/01/2022 18:58

Bravo Rrushaj.E ndjeja qe ishe demokrat dhe i ndershem.Ke vuajtur shume me pengun

Shto koment

Denonco