Vëzhgimi/ Si televizionet e Ramës që mbështesin Bashën, censuruan fjalën e Berishës në Lezhë

Vëzhgimi/ Si televizionet e Ramës që mbështesin Bashën, censuruan fjalën e Berishës në Lezhë

15:05, 15/01/2022
A+ Aa A-

Në mesditë, në mediat e vendit u transmetuan dy aktivitete paralele ku ish-kryeministri Sali Berisha festoi 31-vjetorin e themelimit të PD në Lezhë dhe Partia Socialiste festonte 30-vjetorin e themelimit të FRESSH në Tiranë! 

Por nga vëzhgimi i Albanian Press, vihet re se dy televizionet që këto muaj kanë qenë hapur në krahë të Bashës përkatësisht News 24 dhe Report TV, nuk e transmetuan aktivitetin e Berishës me demokratët duke e çensuruar fjalën e liderit historik të PD. 

Në këto dy televizione mbështetëse të Lulzim Bashës, pasqyrohet vetëm aktiviteti i Partisë Socialiste të Edi Ramës siç shihet në fotot e publikuara më poshtë!

Ndërkohë, rezulton se edhe Top News ka transmetuar aktivitetin e PS dhe fjalimin e Taulant Ballës live, por jo takimin e Berishës. 

Këto tre televizone janë ato që kanë përfituar 'copën e luanit' nga milionat e inceneratorëve. 

Të treja këto media janë të kapura nga Edi Rama, ndërsa prej disa javësh mbështesin hapur kryetarin e shkarkuar të PD, Lulzim Basha.  

Ndërsa Syri Tv dhe RTV Ora kanë transmetuar aktivitetin e demokratëve në Lezhë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco