‘Kulla te PD-ja’/ Manjani: Selia pronë e shtetit! Nëse dikush do ti japë ndonjë llokëm përdoruesit të SHQUP, tjetër hesap

‘Kulla te PD-ja’/ Manjani: Selia pronë e shtetit! Nëse dikush do ti japë ndonjë llokëm përdoruesit të SHQUP, tjetër hesap

22:11, 13/01/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas skandalit të publikuar në Çim Peka Live se te hapësira ku ndodhet selia e PD-së është depozituar një projekt nga ana e pronarëve pretendues të tokës, për të ndëturar një kompleks me kulla.

Në postimin e tij në Facebook, Manjani thekson se sipas ligjit për Partitë Politike, selitë e tyre janë thjesht në përdorim me llojin e kontratës që partia përkatëse lidh me agjensinë shtetërore.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Sa për informacion ligjor, Partitë Politike që marrin ndërtesa nga shteti nuk i kanë në pronësinë e tyre ato (ndërtesat pra).

Sipas ligjit për Partitë Politike këto ndërtesa janë thjesht në PËRDORIM. Madje ligji e përcakton edhe llojin e kontratës që Partia përkatëse lidh me agjensinë shtetërore. Kjo është HUAPËRDORJA (neni 22/1 i ligjit për Partitë Politike).

Pra nuk kalon pronësia, por thjesht jepet në përdorim.

Dhe përdoruesi/nëdorësi, nuk është pronar i pronës. Sipas Kodit Civil përdoruesi vetëm e posedon dhe gëzon sendi, por nuk e TJETËRSON dot. (Ky mësim mësohet që në vitin e dytë juridik).

Kështu që nëse dikujt i ka le n’zemër ti japë noi llokëm përdoruesit të SHQUP, i cili nga ana vet është më së paku me legjitimitet të dyshimtë, është hesap tjetër.

Por ligjërisht godina e SHQUP është në pronësi të shtetit. Nëse ka letra pronësie ndryshe nga kjo llogjikë ligjore, janë absolutisht të pavlefshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco