Mazniku nxjerr blof Bashën: Projekti i kullave te selia e PD u propozua në 2016. Nuk ka lidhje me atë të xhamisë

Mazniku nxjerr blof Bashën: Projekti i kullave te selia e PD u propozua në 2016. Nuk ka lidhje me atë të xhamisë

21:17, 13/01/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku përgënjeshtron Lulzim Bashën i cili një ditë më parë tha se projekti i kullave te PD, është projekti i 2013-ës i Sali Berishës, që ka lidhje me truallin te xhamia. 

I ftuar në Çim Peka Live, Mazniku tha se projekti i kullave që po përflitet aktualisht, është dorëzuar në Bashkinë e Tiranës në vitin 2016. Pra, kemi një projekt të ri që nuk ka lidhje me atë që deklaroi Lulzim Basha. 

Ky projekt, tha Mazniku, është prezantuar nga pretenduesit e truallit në Bashkinë aktuale të Tiranës, ku nga Bashkia është thënë se fillimisht duhet të kenë dakordësinë me Lulzim Bashën.

Për projektin sipas aktivistes, Adriana Kalaja, janë shpenzuar 1.4 milionë euro. Dhe ky projekt nuk mund të realizohej pa dakordësinë me drejtuesit e Partisë Demokratike. 

Lulzim Basha mashtroi kur tha se bëhet fjalë për projektin te xhamia. 

Ky projekt ka akordin e Lulzim Bashës dhe të Bashkisë së së Tiranës dhe pronarët kanë shpenzuar miliona euro për të, për të ndërtuar "Parkun e 4 lirive".  

"Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja", tha Mazniku

Debati në studio

Adriana Kalaja: Po te zona që njohim si objekti i BKT, ka kërkesë për leje ndërtimi dhe çfarë vendimi ka marrë Bashkia?
Mazniku
: Nuk ka asnjë propozim për ndërtim në atë zonë dhe asnjë vendim të Bashkisë për atë zonë. 

Genc Gjokutaj: Ky truall ku ndodhet PD a ka një vendim të komisionit të kthimit të pronave për trashëgimtarët e Sadete Toptanit?
Mazniku
: Nuk mund të përgjigjem për të drejtat e pronësisë në territorin e Tiranës. Kjo është një çështje që i përket Hipotekës apo institucioneve të drejtësisë. Unë mund të flas për planin urbanistik të qytetit. 

Genc Gjokutaj: Ju thatë që toka është pronësi të shtetit. Po në Hipotekë si figuron kjo sipërfaqe?
Mazniku
: Nuk kam informacion. 

Çim Peka: A mundet Bashkia e Tiranës nëse plani rregullues e lejon, nëse pronarët kanë një projekt, nëse bashkia e Tiranës e shikon të arsyeshme, a mund të japë një leje të tillë pa aprovimin e atyre që e administrojnë selinë e PD?
Mazniku
: Bashkia e Tiranës mund të japë leje vetëm në dy kushte: E para, të jepet në përputhje me plkanin urbanisitk. E dyta, pronarët e truallit të jenë dakord me atë lloj zhvillimi. Pronarë apo administratorë kush e menaxhon truallin në ato momente. Sipas ligjit, Bashkia e Tiranës ka vetëm dy elementë, përputhshmëria me planin urbanistik, është i gjetshëm online dhe element thelbësor është dakordësia e pronarëve ligjorë të truallit. Nuk flasim as kush është pronar i supozuar, i pretenduar apo admnistrator, por personi që ka emrin në Hipotekë si pronar i truallit, për zhvillimin e truallit. Pra, plani urbanistik dhe pronësia mbi truallin janë dy elementët theblësorë. 

Çim Peka: Nuk kërkohet miratimi i atyre që e kanë në përdorim këtë godinë?
Mazniku
: Nëse dikush kërkon të marrë pronësinë mbi truallin, duhet të gjejë një dakordësi edhe me atë që është përdorues i truallit. Por s'mund të spekuloj. 

Çim Peka: Ky projekt miliona euro për t'u realizuar. Pa një dakordësi me ata që kanë në përdorim me kontratë selinë e PD nuk mund ta bëjnë. Mua më rezulton prej pronarëve që kanë thënë se me zotin Basha e kanë zgjidhur. Dua të di, nëse palët bien dakord, a duhet edhe dakordësia e atyre që kanë në përdorim me pronarët këtë godinë apo jo?
Mazniku
: Nuk mund të spekuloj nëse kanë patur apo jo, kushdo që e ka ëndërruar këtë gjë. Argumenti im është i thjeshtë, nëse plani urbanistik e lejon një zhvillim të këtij tipi, që në rastin konkret nuk e lejon këtë gjë, por nëse ka dakordësi të pronarëve apo përdoruesve të truallit, atëherë janë elementë thelbësorë për të zhvilluar një pronë të caktuar. Por në rastin konkret nuk mund të ndalojmë askënd që të ketë ëndrra si do ta zhvillojë pronën e tij dhe t'i sjellë Bashkisë propozime. Mënyra si ne i shqyrtojmë është e parashikuar në ligj. Rasti konkret, mund t'ju them që ka pronarë që e kanë propozuar këtë ide te ne. Kjo nuk është një gjë që mund të zhvillohet në përputhje me planin. 

Bledian Koka: Kur është prezantuar kërkesa nga pronarët e tokës?
Mazniku
: Është i hershëm. 

Çim Peka: Kjo projektide e paraqitur te Bashkia nga pretenduesit si pronarë të truallit, është e njëjtë me projektin e ndërtimit të kullave te Xhamia? Zoti Basha pretendon këtë...
Mazniku:
Projekti që keni në ekran, ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit, ndodhet në territorin e SHQUP. Projekti që flasim për kullat ndodhet në anën Veriore të Xhamisë në drejtimin e hapësirës mes Xhamisë dhe projektit. Ndërsa kjo që kemi në krah, është midis Xhamisë, ish-Bankës së Kursimeve ose BKT-së.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco