Ndotja e ujit të pijshëm në Postribë, banorët bëjnë kallëzim penal në SPAK

Ndotja e ujit të pijshëm në Postribë, banorët bëjnë kallëzim penal në SPAK

20:45, 13/01/2022
A+ Aa A-

Banorët e Postribës bën një kallëzim në SPAK ku kërkojnë hetim për ndotjen e ujit të pijshëm. Sipas banorëve uji ndotet nga veprimtaria e një gurorereje, për të cilën kanë protestuar disa herë por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Banorët e Postribës në Shkodër kanë bërë kallëzim në SPAK në lidhje me ndotjen e ujit të pijshëm. Sipas banorëve shkak i ndotjes së ujit të pijshëm është veprimtaria e një guroreje në këtë fshat.

Në mbështetje të banorëve ishte dhe aktivisti dhe ambientalisti Sazan Guri, i cili kërkoi hetim për ndotjen e ujit, pasi vihet në rrezik jeta e banorëve.

Më herët, banorët e pesë fshatrave të Postribës kanë protestuar dy herë në Shkodër, ku kanë kërkuar marrjen e masave për ndotjen e ujit. Institucionet kanë pranuar situatën, por nuk i kanë dhënë zgjidhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco