Meta në Shkup, komunikon me kryeministrin e dorëhequr Zaev, ja çfarë biseduan

Meta në Shkup, komunikon me kryeministrin e dorëhequr Zaev, ja çfarë biseduan

20:25, 13/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komunikuar gjatë vizitës së tij në Shkup edhe me kryeministrin e dorëhequr të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Meta ka informuar me një postim në “Facebook” për diskutimin mes tyre, ku e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Marrëveshjen e Prespës, por jo vetëm.

“????? Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falënderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm”, shkruan Presidenti Meta, teksa publikon foto nga takimet e mëhershme me Zaev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco