Shkup/ Meta: Jo rivizatim të kufijve, në të kaluarën ka qenë një katastrofë për rajonin

Shkup/ Meta: Jo rivizatim të kufijve, në të kaluarën ka qenë një katastrofë për rajonin

20:13, 13/01/2022
A+ Aa A-

 

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku ka theksuar nga Shkupi se në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.

‘Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vegjël.

Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco