‘Po ndiqte furgonin e policisë...’/ Demokrati i arrestuar rrëfen për SYRI-n dhunimin e 5 qytetarëve nga Gjakova

‘Po ndiqte furgonin e policisë...’/ Demokrati i arrestuar rrëfen për SYRI-n dhunimin e 5 qytetarëve nga Gjakova

19:41, 13/01/2022
A+ Aa A-

Një denoncim i ardhur në redaksinë e SYRI-t zbulon se të 5 të arrestuarit në 8 janar jashtë selisë së PD-së me origjinë nga Kosova, nuk kanë pasur asnjë lidhje me protestën e organizuar nga demokratët.

Sipas sqarimit të Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në degën 5 të PD, Albano Stolaj, i cili po ashtu u shoqëruara atë ditë nga policia, të pesë shtetasit me origjinë nga Kosova dhe me të njëjtin mbiemër pasi janë kushërinj mes tyre, kanë ardhur për herë të parë në Tiranë atë ditë dhe nuk kanë pasur asnjë lidhje me protestën e organizuar në 8 janar.

Gjithashtu një tjetër detaj i bërë publik nga Stolaj është vendimi i gjykatës, e cila në momentin që është njohur me pretendimet e prokurorisë, ka vendosur menjëherë t'i nxjerrë jashtë, pasi iu dukën qesharake dhe nuk kishte asnjë provë nga ana e policisë për akuzat e ngritura ndaj tyre.

‘Madje njëri nga ata po ndiqte kushërinjtë e tij nga mbrapa edhe ndaloj furgoni e mori dhe atë. Madje gjykatësi sa e mori vesh, i nxori direkt nga salla se iu duk shumë qesharake akuza ndaj tyre’, thotë Stolaj për SYRI-n.

Ndërkohë Stolaj ka bërë dhe një apel për Endri Hasën dhe Gazment Bardhin, të kenë kujdes kur publikojnë emrat në videot e tyre të montuara në zyrat e PD-së.

‘Edhe sa për videon e publikuar sot, i bëj thirrje Endri Hasës edhe Gaz Bardhit, të kenë kujdes kur postojnë emrin tim, se po fola s’do ketë polici që do i mbrojë nga demokratët, për ato që kanë bërë këto vite në PD’, thotë Stolaj në reagimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco