'Basha shpërndan video qaravitëse'/ Muçollari: Demokratët nuk marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre

'Basha shpërndan video qaravitëse'/ Muçollari: Demokratët nuk marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre

15:08, 13/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD, Grigels Muçollari, ka reaguar pas videove të shpërndara nga deputeti Lulzim Basha që e akuzon atë për organizator dhunë në protestën e 8 janarit. 

Muçollari shkruan në një status në Facebook se deokratët nuk do të marrin leje për të hyrë në shtëpinë e tyre. 

Ai denoncon dhunën e ushtruar nga njerëzit e Lulzim Bashës ndaj demokratëve.  

Ish-Sekretari i FRPD ka një mesazh edhe për deputetin Basha. 

"Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty. Po je burrë fito me votë. Në të kundërt blindohu fort", shkruan Grigels Muçollari. 

Postimi
Pengmarrësit e selisë blu, me në krye producentin ekzekutiv Basha, po fabrikojnë prej ditësh një seri videosh qaravitëse në formën e dramatizimeve televizive, ku rrogëtarë e ofiqarë të administratës së PD tregojnë përjetimet emocionale nga protesta e 8 janarit. Në asnjë prej këtyre produksioneve nuk shfaqen qytetarë të lënduar, të dhunuar apo të gjakosur për të mbështetur këtë pretendim.
Në të gjitha materialet filmike të protestës shihet qartë se thyerja e xhamave, hedhja e gazit dhe ushtrimi i dhunës me shkopinj nis nga brenda ndërtesës.
Një video e publikuar dje nga shtabi i gazit, më ka rreshtuar krah emrave të tjerë si organizator i një dhune të paramenduar.
Përpos faktit që qesha me muzikën thriller që kishin përdorur, prita të shihja se ku qëndronte dhuna e shkaktuar prej meje. Hiçgjëkundi.
Unë dhe ata mijëra demokratë protestues nuk marrim leje për të hyrë në shtëpinë tonë.
Lul fli i qetë, se nuk i ndyen kush duart me ty.
Po je burrë fito me votë.
Në të kundërt blindohu fort.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES13/01/2022 15:49

Askush nuk e godet mutin as me gure, as me shkop dhe as me grusht, sepse behet pis vete!! Prandaj mos ki frike o dhjaks muti, o mut-muti, sepse askush nuk e prek mutin me dore!! Kur paske patur kaq shume bashibozuke, ka shume kriminele dhe mercenare rreth vetes, kur paske patur kaq shume para per te paguar keta kriminele, bashibozuke dhe mercenare, pse nuk i vure ne aktivitet per te mbrojtur voten e lire dhe per te mos lejuar masakrat zgjedhore???!!!! Por i vure ate kunder atyre protestuesve demokrate qe per 8 vjet te ndoqen ty o plehre nga pas, qe te mbeshteten ne cdo proteste, ne cdo perleshje me narko-policine e rregjimit te Satrapit te Surrelit, qe te votuan 3 here si kryetari me ndyre qe ka patur Partia Demokratike!!!! Ti o kryemuti i Shqiperise nuk je me pjese e demokrateve por je nje uturak i qelbur i Edvin Kristaq Rames! Muti sado qe te lahet dhe te shpelahet, gjithe jeten mut mbetet!

Shto koment

Denonco