VIDEO/ Pamjet si Basha furnizon me ushqime banditët në PD, çfarë nuk u pa në 8 Janar

VIDEO/ Pamjet si Basha furnizon me ushqime banditët në PD, çfarë nuk u pa në 8 Janar

14:56, 13/01/2022
A+ Aa A-

Pamje të filmuara në një qendër tregtare tregojnë sesi dy persona janë duke blerë ushqim për paramilitarët apo njerëzit e ngujuar në mbështetje të Lulzim Bashës.

Video është bërë gjatë ditës së protestës, në një nga qendrat tregtare pranë selisë së Partisë Demokratike.

Qartazi duken dy persona të cilët kanë mbushur dy karroca me sanduiçë tek një nga ambientet e shërbimit në këtë qendër tregtare.

Çfarë është kjo video dhe çfarë tregon ajo?

Së pari, në video duken dy persona në një ambient tregtar. Këta persona janë duke mbushur dy karroca me sanduiçë dhe me ushqim.

Lehtësisht është e kuptueshme, fakti se kujt i çohen këta sanduiçë.

Iu çohen disa njerëzve që janë të ngujuar brenda në selinë e Partisë Demokratike.

Sepse personat e tjerë që kishin hyrë në orët e para të mëngjesit nuk kanë nevojë të ushqehen. Më pas dolën, shkuan në shtëpitë dhe në familjet e tyre.

Ai është ushqimi që u është çuar të ngujuarve të Lulzim Bashës. Atyre që shpesh shumë zëra opozitarë u kanë thënë deri tani se janë paramilitarë, grupe kriminale, persona problematikë të cilët ishin mbyllur në selinë e PD-së, në ‘mbrojtje’ të Lulzim Bashës. Kryetarit të shkarkuar të Partisë Demokratike, i cili tashmë është verifikuar dhe konfirmuar se po qëndron në seli thjeshtë dhe vetëm që ta përdorë këtë të fundit për një pazar me Edi Ramën, për të marrë disa kulla.

CNA.al sjell një video-fakt, e cila tregon se dy karroca me sanduiçë, çohen tek selia e PD-së, për Lulin, paramilitarët e tij, personat e sjellë nga Kumanova, Kosova dhe të tjerë individë, të cilët ushtruan dhunë mbi demokratët, hodhën gaz, përdoren lëndë kimike kundër protestuesve dhe mban karrigen me sanduiçë.

Qartazi duken sesi mbushen karrocat me ushqime për ata që ishin ngujuar në seli në mbrojtje të Lulzim Bashës. Dhe që plagosen dhjetëra demokratë, hodhën gaz ndaj tyre dhe duan të mbajnë me çdo kush PD-në, në emër të parimeve. Por, thjeshtë dhe vetëm për ta kthyer atë në kullë për Lulzim Bashën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berati13/01/2022 16:07

Po Kuponin tatimore pse nuk e moren? Hahahha

Shto koment

Denonco