Meta: Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, stabilitet dhe siguri për rajonin

Meta: Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, stabilitet dhe siguri për rajonin

11:40, 13/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta i ka vijuar takimet e tij në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit.

 Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shqiptar shkruan për këtë takim se ka theksuar mesazhin e tij për negociatat e anëtarësimit në BE.

“Në bisedën e hapur theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë”, thekson Presidenti Meta.

POSTIMI I PLOTE

I përzemërt dhe shumë i frytshëm takimi në Shkup me Drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), z. Zijad Bećirović.

Në bisedën e hapur theksova se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve tanë.

E pranova me kënaqësi edhe ftesën e tij për të ndarë këto qëndrime në një bashkëbisedim me përfaqësues të nderuar të IFIMES në Slloveni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco