Manjani: Bombulat e fikjes së zjarrit përmbajnë helm vdekjeprurës

Manjani: Bombulat e fikjes së zjarrit përmbajnë helm vdekjeprurës

10:47, 13/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Edhe njëherë:

Bombulat e fikjes së zjarrit përmbajnë lëndë kimike që janë helmuese për trupin e njeriut. Nga ato bombula del gazi helmues monoksid karboni dhe metale të rënda që janë kombinuar për të asfiksuar zjarrin.

Ato bombula nuk janë njësoj si gazi lotsjellës. Ato përmbajnë helm vdekjeprurës, ndërsa gazi lotsjellës është maksimumi neutralizues i përkohshëm.

Këto bombula përdoren vetëm ndaj vatrave të zjarrit dhe nga persona të pajsur me maska mbrojtëse. Asnjëherë nuk i drejtohet njeriut lënda fikëse e zjarrit!

Vetëpranimi nga ana e zabtuesve të selisë së PD se kanë përdorur bombulat e fikjes së zjarrit kundër njerëzve i vendos ata direkt nën akuzë penale. Minimumi për vrasje ndaj shumë personave.

Nëse pasoja nuk ka ardhur, kjo ka ndodhur për shkaqe që nuk varen prej tyre. Por përdoruesit e bombulave e kanë konsumuar veprën penale.
Ata vetë thonë që E KEMI PËRDORUR. Dhe kjo i bën ata VRASËS!

Të vetëdeklaruar madje!

Nuk ka asnjë emër tjetër kjo sjellje.

Doni dënim?

Ky duhet të ishte një dënim shëmbullor, që të mos i shkojë më mendja njeriu të përdorë bombula të tilla kundër njerëzve!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Luli13/01/2022 13:29

Do dali Lul brava dhe do thote se: Bombolat per fikjen e zjarrit u perdoren por nuk ishin te mbushura me gazin e shuarjes se zjarrit por ishin me gaz te thjeshte! Ai esht qi qish maman, do dali ta mohoj duke genjyer, sikurse ai e ka zakon me mashtrime!

Shto koment

Denonco