Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Meta takon Ziadin Selën: Të mos lejojmë shpopullimin e trevave shqiptare

Meta takon Ziadin Selën: Të mos lejojmë shpopullimin e trevave shqiptare

19:13, 12/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Maqedoni është takuar me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Meta shkruan se, në bisedë vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre.

“Me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pata një bisedë të ngrohtë për situatën politike në vendet tona, ecurinë e proceseve integruese dhe zhvillimet në rajon. Vlerësuam se duhet të bëjmë çdo përpjekje për të mos lejuar shpopullimin e trevave shqiptare nga të rinjtë, që meritojnë të gjitha mundësitë dhe hapësirat për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në vendet e tyre”- shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco