Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

‘Kompleks gjigand te selia’/ Berisha: Porti i Durrësit dhe kullat te PD-ja bëjnë bashkë dyshen Rama-Basha

‘Kompleks gjigand te selia’/ Berisha: Porti i Durrësit dhe kullat te PD-ja bëjnë bashkë dyshen Rama-Basha

19:07, 12/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e radhës të publikuara në media, për ndërtimin e një kompleksi gjigant kullash te selia e PD-së.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha ka përgënjeshtruar mediat në mbështetje të Bashës të cilat publikuan një lajm të fabrikuar se ai projekt ishte firmosur nga ish-kryeministri në vitin 2013.

Berisha thekson se përveç Portit të Durrësit, projekti për ndërtim e kullave te PD-ja i bën prap bashkë Ramën dhe Bashën.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Pergenjeshtrim!

Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013.

Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP.

Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen.

Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama - Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco