Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Ristani: Basha i ka duart e lara me gjakun e demokratëve, po shkatërron PD-në

Ristani: Basha i ka duart e lara me gjakun e demokratëve, po shkatërron PD-në

18:14, 12/01/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, i ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço, në Syri Tv, komentoi protestën e datës 8 janar 2022.

Ristani theksoi se Basha i ka duart e lara me gjakun e demokratëve, duke shtuar se është duke shkatërruar Partinë Demokratike.

“Lulzim Basha ka marrë vendime që kanë dëmtuar PD-në. Kishte kohë që njerëzit ishin të bindur se PD ishte bërë palë me këtë pushtet kriminal. Sot Basha i ka duart me gjakun e demokratëve.

Lulzim Basha dhe njerëz pranë tij janë të lidhur me afera korruptive me kullat në Tiranë dhe me korrupsionin në Bashkinë e Durrësit. Basha dhe Policia e Shtetit janë kthyer në armiq të opozitës së vërtetë të vendit”, deklaroi Ristani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet12/01/2022 18:20

shko mor pijanec. nuk je per ne politike gjeje naj qoshe dhe futja raki e qofte.

Shto koment

Denonco