Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

Rrjeti ‘PanShqiptar i Diasporës’ një zhgënjim brenda një gënjeshtre -Nga Altin Joka

Rrjeti ‘PanShqiptar i Diasporës’ një zhgënjim brenda një gënjeshtre -Nga Altin Joka

14:52, 12/01/2022
A+ Aa A-

Nga Altin Joka

Miq dhe bashkatdhetarë te kudo ndodhur !

Po marr shkas sot duke ju paraqitur ne këtë shkrim disa te vërteta mbi këtë organizate dhe ju apo kushdo mund te hulumtoje me tepër se kaq dhe ato qe do mësoni s’do jene aspak te këndshme për askënd. Unë do paraqes vetëm disa pika.

Si dy apo tre iniciatorët e pare te krijimit te këtij rrjeti, anëtar i bordit drejtues dhe themelues përpara se ky rrjet te merrte ketë emër, si çdo kush qe do nisej nga optimizmi e drejta dhe dëshira mbi problematikat e Diasporës dhe rrugët e zgjidhjes, bashkova përpjekjet qe objektivat e parashtruara, idetë për një Diaspore te unifikuar e ardhur ndryshe për shume çështje duke vene qëllimin qe emri i saj te ngrihet ne nivelet e merituara, duke u përballur dhe postuar tek politikat e shteteve tona çështjet dhe zgjidhjet jetike te cilat duhet te merrnin udhe.

Muaj e muaj përkushtim dhe angazhim për te ardhur tek miratimi i kësaj shoqate ne gjykate.

Dhe me vendimin juridik ne gjykate te këtij rrjeti shume nga objektivat dhe arsyet e krijimit e kësaj shoqate u zverdhen dhe u lëne jetime.

Kryetarja e vetëzgjedhur #SilvanaBegaj, filloj te ‘harronte’ këto objektiva duke i minimizuar dhe mos u bazuar me ne status dhe duke e thyer atë, ndonëse i është kërkuar shume here te mbledhë bordin drejtues, kjo s’ndodhi kurrë ne shume muaj, ju kërkua te emërohet një kryesi e kësaj shoqate e cila është obligative ne status por dhe ne mirëfunksionimin e saj dhe u zvarrit duke e neglizhuar dhe duke deklaruar se: ‘Kryesia nuk me duhet, Unë jam e mjaftueshme deri sa ta mendoj te arsyeshme’.

Ju kërkua te zgjidhen organet si këshilli dhe te tjerë struktura sipas statusit te miratuar ne gjykate dhe neglizhenca,arroganca dhe indiferenca e saj përgjigjej : ‘Kur ti shoh unë te arsyeshme do ti krijoj’.

Kjo e përkrahur dhe ne unison te plote me deputetin #Kreshnik Çollaku I cili u ofrua dhe u prezantua si nje ndihmues ne fillimet e saj ( realisht për këtë s’kishte dakordesi) por sido te jete, gradualisht ky deputet filloj te ndërhyj kudo dhe asnjë vendim apo ide s’mund te behej pa e bekuar ai.

Kjo nisi një debat te brendshëm dhe kryetarja e vetezgjedhur deklaron përfundimisht se: ‘Kjo shoqate është e tij dhe ai ka te gjitha te drejtat te vendose si te doje madje dhe mbi emërimin tim’ ..pra kryetari real i kësaj shoqate doli deputeti ne fjale duke shembur një nga pikat thelbësore te shoqatës qe s’do këtë krahë politike por do jete e gjithë Shqiptarisë dhe tjetra, shoqata u privatizua, një thyerje edhe me e madhe.

Vazhdojmë me tutje.. shume njerëz te Diasporës, nga thirrja, nga statuset patriotike fasade, nga fjalët e zgjedhura per te goditur patriotizmin e tyre ndonëse jo reale ..dëshironin te ishin anëtare dhe askush nuk pranohej, te gjithë duhej te kalonin ne filtra se kush ishin dhe kjo u pezullua.

Asnjë nëndegë e kësaj shoqate nuk po formohej, asnjë mbledhje ne kaq shume kohe nuk u mbajt me arsyetimin se, kur ta vendoste #SilvanaBegaj dhe #KreshnikCollaku..kështu bisedat u eliminuan, mesazhet s’merrni përgjigje, grupet ne ëhatsapp e kudo u asfiksuan dhe kërkohej per alternativa te reja njerëzish, qe s’duhet te njihnin kritiken, s’duhet te mendonin ndryshe dhe s’duhet te thonin mendimet dhe opinionet e tyre.

Arsyeja ishte e thjeshte dhe qëllimet sa u kuptua ishin shume por po paraqes vetëm dy ne ketë shkrim:

Kjo shoqate u formua jo për atë qe u deklarua e punua fillimisht për një Diaspore te unifikuar por për:

1. Për interesa personal..dhe

2. Influencimin politik i një krahu brenda PD.

Shikoni ngjarjet duke filluar me disa fjalime te deputetit mbi diasporën ne kuvend, ne komisionin parlamentar dhe se fundmi si sekretar për migracionin dhe diasporën.

Mos ju duken te rastësishme?? Kjo është një qellim i qarte: influencimin ne diaspore nuk ka si të behet me mire se fshehja pas një emri shoqate ku te përdorej për interesat e tij politike.

Kush me njeh e di se unë skam qene pjese e asnjë krahu politik dhe s’jam marre me asnjë parti.

 U aktivizova si iniciatori kryesor ne këtë shoqate për qëllime nga me te lartat për diçka ndryshe, siç mu deklarua e trumbetua fillimisht dhe nga Silvana Begaj, por duke pare një seri ngjarjesh dhe qëllime aspak qe bien dakord me ndërgjegjen time e cila ka kohe e gjymtuar dhe me qëllimin thelbësor se perse u krijua ‘RRJETI PANSHQIPTAR I DIASPORES ‘e cila ra ndesh me parimet dhe idetë e mija por besoj te gjithë bashkatdhetarëve qe se meritojnë këtë sjellje dhe zhgënjim, vendosa te bej këtë shkrim.

 Mund te me kërcënojnë kundërvihen mund te me ofendojnë, te me bëjnë presion për aq sa thashë, disa grimca te vërteta, por edhe për me shume se kaq se ka dhe me shume sa shkruajta, te cilat s’munden te përfshihen ne një shkrim se dhe ky shkrim u be për dy arsye e para dhe e dyta qëllimi i këtij shkrimi ishte:

A është ky rrjet gjithëpërfshirës për diasporën dhe qëllimet qe deklarohen?

JO…jo vetëm qe personalisht u ndjeva i zhgënjyer dhe i përdorur, por se çdo bashkatdhetar duhet te jete i kujdesshëm pasi kjo është një shoqate private me interesa te ngushta dhe politik i një krahu brenda një partie.

Mos ushqeni shpresa te kota te lustrua me shkrime, postime, fjale patriotike për bashkim, por bazohuni, kërkoni dhe hulumtoni te vërtetën dhe drita e saj do i zbuloj me kalimin e kohës.

Mos u bëni pre dhe pjese e qëllimeve te dy personave por dhe te tjerëve nqs nuk doni te merrni si shpërblim zhgënjim dhe gënjeshtra.

Mos u nisni nga emri domethënës por nga faktet, nga mos transparenca, arroganca dhe synimet qe nuk janë ato qe diasporës i duhen.

Një shprehje e kohëve shume e përdorur thotë:

’S’keni pare gjë akoma...qe çfarë kjo shoqate do bej’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco