Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

'Spartakët e lajthitur'/ Kikia: Braho duhet thirrur urgjent në prokurori

'Spartakët e lajthitur'/ Kikia: Braho duhet thirrur urgjent në prokurori

12:02, 12/01/2022
A+ Aa A-

Nga Mentor Kikia

Shqiptarët të abuzuar tashmë edhe mediatikisht

Kemi dëgjuar për abuzimin seksual.

Kemi dëgjuar për abuzimin fizik.

Padyshim që kemi edhe abuzimin financiar, në rastet kur ata që kanë në dorë para publike, i vjedhin për hesap të vet.

Por së fundmi unë mendoj se kemi edhe një formë abuzimi masiv të shqiptarëve, të të gjitha moshave. Ky është abuzimi mediatik. Çfarë është abuzimi mediatik? Bombardimi që u bëhet njerëzve me të gjitha llojet e lajmeve dhe opinioneve, nga mëngjesi në mëngjes, me të vërteta e të pavërteta, me trillime, akuza, sharje…

Me të vërteta të frikshme që thuhen dhe nuk shkaktojnë asnjë reagim.

Me të pavërteta po kaq të frikshme që thuhen, dhe sërish asnjë reagim.

Me njerëz të paguar që kërkojnë të të bindin se e vërteta dhe e drejta është vetëm ajo që mendojnë ata.

Me skenare dhe trille që trondosin mendërisht të madh e të vogël.

Me njerëz të rrjedhur e pjerdhur nga shëndeti mendor dhe mosha, që çfarë u prodhon imagjinata e tyre e thonë para kamerave….është një lloj terrorizmi psikologjik që ushtrohet rregullisht.

Ky njeriu në foto, ai që bridhte me “çontën” e zezë nëpër studio e paralajmëronte se kishte aty sekretet e botës, ai që hynte natën në drejtorinë e tatimeve të kontrollonte serverat, mendon se në 8 janar do të vriteshin 4 deputetë të PD, bën edhe një listë madje se kush ishin viktimat e planifikuara. Dhe ky gjen kamera që i drejtohen, ti thotë publikisht këto.
Nëse ky njeri ka informacion se atë ditë kishte një plan për të vrarë Alibeajn, Salianjin, Grida Dumën dhe Gazmend Bardhin, duhet të thërritet urgjent në prokurori. Nëse në prokurori nuk e merr njeri seriozisht, si është e mundur që i drejtojnë mikrofonin dhe ai lëshon kësi deklaratash?

Një Spartak tjetër, natë e ditë, flet për NATO-n dhe FBI-në që pritet të zbarkojnë nga ajri dhe deti, që të vënë rregull në Shqipëri. Që do të vijnë Rambot dhe do të marrin me helikopter Berishën dhe Metën. Pastaj Rama do të ikë vetë dhe shqiptartët do të shpëtojnë….

O Zot, mirë hajdutët, por s'na lënë rehat as budallenjtë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ai qe degjeneron spiune komuniste12/01/2022 16:45

Une mendoj qe Kikia po kupton qe sala do dali fitimtar dhe shprehet keshtu, migjithate po reshtohet ne krahun e duhur . o luli kush ta nguli xhaxhi edi qe e marte qameti

Adi12/01/2022 16:27

Z Kikia, vërtetë i di për budallenj? Vetëm kaq? Ata janë budallenj të paguar mirë. Pra, si merot e bollinot, si ballat e minxhozët e soj e sorollopi i korbave, edhe këta ushqehen me kërmën e Shqipërisë së dekompozuar bë çdo qelizë. Hani, hani, ju hëngërt ajo që i ha të gjithë të gjallët, herët a vonë!

DEMOKRATI I BAZES12/01/2022 15:46

MIDIS SPARTAK NGJELES DHE SPARTAK BRAHOS KA NJE NDRYSHIM TE MADH! PERVEC LAJTHITJEVE DHE IDIOTESIRAVE TE NJEJTA, SPARTAK BRAHO I KA SHKERDHYER NENES SPARTAK NGJELES! PRANDAJ NGJELA BRAHON E RESPEKTON SI BABA IDEOLOGJIK DHE POLITIK!

Skrapari12/01/2022 13:08

Z. Kikia. Mbylljen e analizes e ke bere perfekte.

kortcari12/01/2022 12:50

ipitenti i rjedhur

N12/01/2022 12:44

Shumë mirë për këta dy budallenjtë,por si i behët me krye budallain????,qe e ka dëmin shumë herë më të madh se këta të dy të marrë së bashku.

London 12/01/2022 12:40

Me keto te verteta që thua po shlyen ca mekate per sherbimin majtist te kamufluar. Kta Spurrdhjaket jane te tredhur me kohe,jane si qent pleq që te ulur shikojne qiellin dhe lehin,bile edhe ne zogj sepse nuk vrapojne dot me te ndekin gah apo…

Shto koment

Denonco