Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi dhe Genc Gjokutaj deklaratë për shtyp

'Një përpjekje idiote për të kompleksuar kritikën ndaj Bashë- zaptuesit'

'Një përpjekje idiote për të kompleksuar kritikën ndaj Bashë- zaptuesit'

11:34, 12/01/2022
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Analiza Bashiste (bashibozukiste më saktë), në aleancë me analizën Ramiste akuzon si “antiamerikanë” të gjithë ata që nuk janë me Bashën. Një përpjekje idiote për të kompleksuar kritikën ndaj Bashë- zaptuesit të selisë së PD.

Sa më takon, nuk më plas fare se çfarë etiketimi më vesh analiza e parapaguar nga paratë e plehrave gjithfaresh.

Por nëse Amerika, ka lënë çdo punë të saj dhe ka vënë në përparsi mbajtjen e Lulzim dështakut në krye të PD me dhunë, me kriminelë, me para të pista e mjete të tjera të dhunës, nuk pranoj të jem hiç amerikan.

Pse u dashka të jem amerikam për të jetuar lirisht në Shqipëri xhanëm?!

Nuk kam qenë e as e njoh veten për anti-amerikan, por nëse kjo është Amerika (sipas analizës së korruptuar) nuk jam me të.

Ashtu siç kam bërë të ditur edhe më parë, nëse duhet të zgjedh ndërmjet Europës dhe Amerikës, pa asnjë dyshim zgjedh Europën, sepse jam dhe mbetem shqiptar që jetoj gjeografikisht, emocionalisht, ekonomikisht e kulturalisht në Europë.

Dhe Shqipëria që dua, nuk është as landfield mbetjesh, as demokraci me parti/kryetarë banditë, as qendër strehimi refugjatësh gjithfare.

Nëse Amerika nuk e do këtë Shqipëri që dua unë, nuk kam sesi të jem me Amerikën.

Gjithnjë nëse Amerika është ashtu siç thonë analistët e korruptuar…

Dakordësia apo mosdakordësia me politika, sjellje, fenomene apo veprime në vendin tënd nuk kërkon vizë amerikane dhe asnjë vizë tjetër, o palo analistë!

Thirrini logjikës se jeni bërë lolo cirku!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco