VIDEO- SYRI TV/ Lista e pagesave: Si u blenë mediat nga inceneratorët

VIDEO- SYRI TV/ Lista e pagesave: Si u blenë mediat nga inceneratorët

08:49, 12/01/2022
A+ Aa A-

Mediat me të rëndësishmë në vend janë paguar sistematikisht me paratë e aferës së incerenatoreve, që u ka kushtuar taksave të shqiptarëve miliona euro

SYRI TV

Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në Syri Tv në “A show”, ka bërë një skaner të transaksioneve të miliona lekëve që kanë përfunduar tek mediat kryesore ne vend, ku në krye të listës edhe media që drejtohej nga Ben Blushi, gruaja e të cilit Eva Blushi rezulton ortake me Klodian Zoton, bosin shqiptar të “Integrated Technology Service” kompanisë të konçesionit të inceneratorëve, dhe me Mirel Mërtirin.

Ndërkohë miliona lekë kanë shkuar edhe per kompanitë e gazetarit Endrit Habilajt, vartës i Blushit, kompanitë e të cilit  kanë përfituar rreth 50 mijë euro.

Kompania Fokus grup e biznesmenit  Irfan Hysenbelliu që përfshin televizionin News 24, i vënë së fundmi në mbrojtje të Lulzim Bashës, ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit Fax News.

Në tortë nuk ka munguar as gazetari biznesmen Karlo Bolino që sipas dokumenteve rezulton se ka marrë miliona lekë nga inceneratorët.

Ndërkohë edhe portalet e njohura për qëndrimet proqeveritare rezulton se nuk kanë mbetur pa llokmë nga inceneratorët.

Afera e inceneratorëve ka çuar në pranga ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërkohë lidhur me mediat që kanë përfituar miliona lekë nuk dihet nëse SPAK do të vihet në lëvizje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco