Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh në “A Show" në Syri TV se Lulzim Basha sigurinë e merr nga Edi Rama dhe se sot ai nuk përfaqëson demokratët dhe votuesit e opozitës.
“Lulzim Basha vendosmërinë dhe sigurinë e ka nga Edi Rama”.
Deklarata e fortë u bë në “A Show” në Syri TV nga Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se Basha sot nuk përfaqëson më vullnetin e votuesve dhe linjën opozitare.
Kryemadhi evidentoi se Basha në zgjedhjet e 25 prillit i nguli thikën pas shpinë LSI-së.
Kryemadhi u shpreh se sot mediat po merren me opozitën, por problemi i vërtetë është qeveria dhe kryeministri Edi Rama, duke u ndaluar tek afera e inceneratorëve, që sipas saj fijet të çojnë tek kryeministri Rama.
Kryemadhi vërejti se LSI do të rikthehet më e fortë, duke argumentuar se sot shqiptarët kanë më shumë se kurrë nevojë për alternativë.
© SYRI.net