'Gjykata të nxitojë të japë vendimin'/ Manjani: Drejtimin e PD-së e merr shumica që shkarkoi Bashën

'Gjykata të nxitojë të japë vendimin'/ Manjani: Drejtimin e PD-së e merr shumica që shkarkoi Bashën

22:34, 11/01/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se drejtimin e Partisë Demokratike do ta marrë shumica që ka shkarkuar Lulzim Bashën. 

Ai thotë se për shtensionim e situatës në PD mund të shërbejë vendimi i Gjykatës së Tiranës nga dy gjyqtarë për dy çështje, për Lulzim Bashën dhe Kuvendin e 11 dhjetorit. 

Ky vendim, tha Manjani duhet të përshpejtohet nga Gjykata, për t'i dhënë zgjidhje kaosit juridik. 

Gjithashtu, Manjani këshillon 'pajtimin' mes dy grupeve në PD siç i quajti ai shumicën dhe pakicën, ndërsa për Bashën tha se duhet të tentojë të bëhet faktor në partinë politike. 

"Dy janë alternativat. PD është pa drejtim sot. Basha është i shkarkuar. As Komisioni i Rithemelimit nuk është në funksione të zgjedhore. Këto dy grupime duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, që nuk duket se do ta gjejnë sepse gjërat kanë shkuar në situata ekstreme, veçanërisht pas bunkerizimit dhe ngjarjeve të 8 janarit, duket vështirë e arritshme. Atëherë duhet gjetur skenari që këto dy grupe duhet të legalizohen dhe të bëhen parti. Këtu ka një rol Gjykata e Tiranës, duhet të përshpejtojë vendimmarrjen që ka në proces.

Janë dy gjyqtarë që duhet të marrin dy vendime.

I pari duhet të vendosë çdo të bëjë me Lulzim Bashën, i cili nuk është regjistruar akoma kur u zgjodh kryetar, këta janë të paligjshëm të gjithë.

I dyti, të konfirmojë saktësinë e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe këtu zgjidhet kaosi juridik.

Kjo parti merr një farë drejtimi në kuptimin legal të fjalës. E mira do të ishte të shkonin në një palë zgjedhje, por nëse nuk merren vesh, shumica duhet të marrë drejtimin e PD. Pra, zoti Lulzim Basha të tentojë në një parti politike të bëhet faktor, sepse është faktor 'kafshues'. PD-në e ka 'kafshuar' edhe partia e Jozefina Topallit në zgjedhjet e fundit. Kështu që, të gjitha palët janë faktor nga pikëpamja elektorale", u shpreh Manjani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco