'Partia e të përjashtuarve'/ Manjani: PD nuk ekziston më! Nëse ka zgjedhje, Berisha merr diçka, Basha asgjë

'Partia e të përjashtuarve'/ Manjani: PD nuk ekziston më! Nëse ka zgjedhje, Berisha merr diçka, Basha asgjë

22:10, 11/01/2022
A+ Aa A-

Ylli Manjani thotë se PD sot është partia e të përjashtuarve, duke iu referuar vendimeve të fundit të Lulzim Bashës, edhe pse janë nul pasi ai është i shkarkuar nga anëtarësia. 

A-Show me Adi Krastën në Syri Tv, Manjani tha se PD nuk ekziston aktualisht në kuptimin politik dhe organizativ, pas asaj që ka ndodhur. 

"Është një skenë humori. Si është situata në partinë më të madhe të opozitës që nuk është më parti? Anëtarët kanë shkarkuar kryetarin, kryetari ka përjashtuar anëtarët. Ka skenë më qesharake sa kjo? Kjo është të shpërthesh. T'i marrësh të gjithë emisionet e humorit dhe t'i lësh menjanë e të qeshësh, të mbash barkun me dorë. Kjo është partia e të përjashuarve, nuk ekziston më PD në kuptimin politik dhe organizativ".  

Manjani rikujtoi sondazhet e mediave lidhur me Bashën shtoi se pas referendumit ai nuk ka më as 20% të anëtarësisë pas vetes. 

Nëse bëhen zgjedhje, tha Manjani, Berisha merr diçka, ndërsa Basha asgjë. 

"Edhe sikur të jenë 20%, e përkthyer në përqindje elektorale, Basha po të dilte nesër në zgjedhje do të kishte një parti të krahasueshme me partinë e Tom Doshit. Lulzim Basha nuk përfaqëson realisht PD-në. Nuk na ka treguar asnjë ngjarje të vetme publike që të kuptojmë se sa njerëz ka ky njeri. Shumica e anëtarësisë duket se është pozicionuar kundër Bashës. E thënë në terma elektorale dhe politike, PD është inekzistente. Të dyja grupimet, nëse do të konkurronin veç e veç, Basha asgjë, grupi tjetër do të merrte diçka, por shumë më pak se sa ka marrë PD ndër vite. Ka një emergjencë të jashtëzakonshme në kuptimin elektoral se çfarë do të bëjnë këta. 

Shoqëria ka nevoja për një opozitë dhe një alternativë zgjedhore. Duan një kuti votimi, një alternativë se për kë do të votojnë". 

Manjani thotë se PD është pa drejtim sot. Dy grupet sipas tij vështirë se mund të pajtohen, por Manjani përmend rolin e Gjykatës që sipas tij duhet të nxitojnë dhe të japin një vendim për krizën në PD. 

"Dy janë alternativat. PD është pa drejtim sot. Basha është i shkarkuar. As komisioni i rithemelimit nuk ëhstë në funksione të zgjedhore. K ëto dy grupime duhet të gjejnë një gjuhë të përbashkët, që nuk duket se do ta gjejnë sepse gjërat kanë shkuar në situata ekstreme, veçanërisht pas bunkerizimit dhe ngjarjeve të 8 janarit, duket vështirë e arritshme. Atëherë duhet gjetur skenari që këto dy grupe duhet të legalizohen dhe të bëhen parti. Këtu ka një rol Gjykata e Tiranës, duhet të përshpejtojë vendimmarrjen që ka pnë proces. Janë dy gjyqtarë që duhet të marrin dy vendime.

I pari duhet të vendosë çdo të bëjë me Lulzim Bashën, i cili nuk është regjistruar akoma kur u zgjodh kryetar, këta janë të paligjshëm të gjithë.

I dyti, të konfirmojë saktësinë e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe këtu zgjidhet kaosi juridik. Kjo parti merr një farë drejtimi në kuptimin legal të fjalës. E mira do të ishte të shkonin në një palë zgjedhje, por nëse nuk merren vesh, shumica duhet të marrë drejtimin e PD. Pra, zoti Lulzim Basha të tentojë në një part politike të bëhet faktor, sepse është faktor 'kafshues'. PD-në e ka 'kafshuar' edhe partia e Jozefina Topallit në zgjedhjet e fundit. Kështu që, të gjitha palët janë faktor nga pikëpamja elektorale". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco