Adriana Kalaja publikon dokumentet: Basha dhe z Kunat të lidhur në korrupsionin e inceneratorëve

Adriana Kalaja publikon dokumentet: Basha dhe z Kunat të lidhur në korrupsionin e inceneratorëve

21:32, 11/01/2022
A+ Aa A-

Aktivistja Adriana Kalaja ka publikuar dokumente, duke u shprehur se fakton se Basha e z Kunat janë të lidhur jo vetëm me çështjen e korrupsionit në Portin e Durrësit.

Kalaja thekson se Basha e z Kunat janë në bashkëpunim edhe për aferën e korrupsionit të inceneratorëve.

Postimi i Adriana Kalaja:

Besoj e mbani mënd denoncimin që i bëra lidhjes së z. Kunat me aferat korruptive të Portit të Durrësit, me gjithë përpjekjen e ndyrë të Gazetës Shqip jo vetëm për të vjedhur denoncimin tim, por mbi të gjitha për të paraqitur ndryshe realitetin.

Ashtu ROZË siç e sheh Ori.

Ashtu si e shohin shefat dhe ish shefat e Orit.

Të kthehemi te çështja.

Ashtu si te Porti i Durrësit, unë kam deklaruar se z. Kunat dhe Lulzim Basha janë të lidhur edhe me aferën e inceneratorëve.

Më poshtë do gjeni pamje sesi ekstraktet e shoqërive të

1. Mirel Mërtiri;

2. Klodian Zoto;

3. Erion Isufi;

Nuk hapen më.

Po kështu kam paraqitur pamjen e ekstraktit tim (për të mos cënuar askënd privatisht), ku lehtësisht hapet menjëherë.

Në foton Nr.1 janë shoqëritë e Klodian Zotos dhd në foton Nr.2 vërtetohet që ekstraktet nuk hapen.

E njëjta gjë që fotot Nr.3 dhe Nr.4 që i korespondojnë Mirel Mërtirit dhe në fotot Nr.5 fhe Nr.6 që i korespondojnë Erion Isufit apo z. Kunat.

Nëse shikoni fotot Nr.7 dhe Nr.8 që i korespondon NIPT-it tim, ekstrakti historik hapet menjëherë.

Tani lind pyetja se:

1. Kush i ka bllokuar mos shfaqjen e ekstrakteve historike në QKB?

2. Pse ky bllokim erdhi pas denoncimit tim lidhur me Portin e Durrësit?

3. Pse bllokohen edhe ekstraktet e Klodian Zotos ndërkohë që "nuk kanë lidhje" me ekstraktet dhe bizneset e z. Kunat?

4. Pse bllokohen ekstraktet e Mirel Mërtirit ndërkohë aë "nuk kanë lidhje" me ekstraktet dhe bizneset e z. Kunat?

5. Pse bllokohen pikërisht pas deklaratës sime te Syri Tv më datë 8 janar, se z. Kunat është i lidhur EDHE ME AFERËN me inceneratorëve?

Të gjithë gazetarët janë të mirëpritur ta investigojnë rastin.

Po kështu, sqaroj se ky veprim nuk është një veprim teknik i një punonjësi IT apo dikujt tjetër, por veprim që kryhet vetëm me urdhër të Ramës për të mbrojtur z. Kunat të Lulzim Bashës.

Po shoqja Kim mund të ketë dijeni për këtë situatë?

Apo nuk e keni parë të futet në QKB? [?]

Në fakt jo.

Ajo ka fiksim SPAK, GJKKO, GJK, GJL, BKH, KLGJ, KED, KLP dhe KQZ.

Edhe xhirot me yaht.

Nejse.

Të kthehemi te çështja.

I bëj thirrje Organit të Akuzës të hetojë lidhur me ndêrhyrjen në sistemin e QKB-së si dhe lidhjen e z. Kunat në aferat korruptive të iceneratorëve.

Pyetja shtrohet:

PSE NUK HAPEN EKSTRAKTET E KËTYRE TRE SHTETASVE?

Kur të keni përgjigjet më thoni.

Unë nuk mërzitem. [?]

Ps: Shërbëtori i çiftit Blushit, ish shefat e Orit të Topit dhe të z. Kunat të Bashës te Gazeta Shqip, megjithëse është fis me Habilajt, mund ta shpërndajë por jo ta vjedhë se gojët e liga thonë se me këtë aferë është përfshirë edhe çifti Blushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco