Berisha: Selia e PD-së, konglomerat njerëzish të terrorizuar! Mercenarët e Bashës po i mbajnë skllevër

Berisha: Selia e PD-së, konglomerat njerëzish të terrorizuar! Mercenarët e Bashës po i mbajnë skllevër

19:35, 11/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur të tjera fakte të rënda nga brenda selisë së PD-së, ku përgjegjës kryesor është Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Radarin Informativ’, Berisha tha se aty mbahen skllevër nga mercenarë e Bashës në seli dhe se komanduari i tij është ish-kryepolici i bashkisë Florenc Hoxha.

Berisha: Ka prej tyre në seli që mbahen skllevër nga këta mercenarë në seli, mbahen peng. Ka të tjerë që janë të përfshirë në krim të drejtëpërdrejt me Lulzim Bashën. Aty nuk ka njerëz, nga media pranë tyre janë raportuar 25 – 30 vetë.

Aty ka një ish-kryepolic bashkiak, i cili është i lidhur kokë e këmbë si me qeverinë ashtu edhe me botën e trafiqeve, që disponon një fshat, Gjyrëz, diku në lartësitë e maleve të Devollit. Florenc Hoxha.

Ai është si komandari i Lul Bashës dhe në atë fshat nuk ka asnjë banor, përveç parcelave me drogë, trafiqeve që bëhen dhe disa bari të dërguar nga Fushë Kruja, se as vendas nuk janë.

Aty është konglomerat njerëzish të terrorizuar dhe të tjetë aty janë mish e thua të lidhur me aferat e Lulzim Bashës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco