Lul-ja dhe Gaz-ja e bunkerit përjashtojnë demokratët nga partia!

Lul-ja dhe Gaz-ja e bunkerit përjashtojnë demokratët nga partia!

19:13, 11/01/2022 Nga Paulin Marku
A+ Aa A-

1. Turpi, pabesia, shitblerja, paburrëria, mosmirënjohja e këtyre njerzëve që kanë drejtuar fatkeqësisht demokratët në këto vite nuk paska fund.

2. Rama ka deklaruar se të ka trajtuar shumë mirë në marrëveshjen e 17-Majit,nuk të ka dhunuar, përdhunuar, keqtrajtuar, por të ka quajtur çun të mirë, të sjellshëm dhe të bindur.

3. Ju bashkë me disa kolegë tuaj dhe njerëz të mirëpaguar brenda bunkerit, i tymose, i godite, i gjakose, i lotove, i dërgove në spital, i arrestove, i mbushe me gaz lotsjellës demokratët para selisë së tyre.

5. Buzëqeshja e fitores tuaj në bunkerin e mbrojtur me polici, gaz lotsjellës, shkopinj, karrige nuk tregon se sa vlejnë realisht demokratët, që të mbeshtetën, të votuan, por paratë dhe tenderat e korrupsionit së bashku me të dashurin tënd shpirtëror Ramën.

6. Asnjë nga ne nuk të pengon që të vazhdosh dashurinë me Ramën, sipas stileve që ju admironi me njëri-tjetrin, por askush nuk do ta falë në jetë të jetës atë që keni bërë me sjelljet tuaja kundër demokratëve.

7. Demokratët më shumë se kurrë kanë kuptuar sot, se nuk kanë përballë një qeverisje e lënë në pushtet nga ana juaj, por një bashkëpunëtor të rrezikshëm që ka në ideal paranë, tradhtinë, karrigen dhe interesin personal.

8. Selia e bukerizuar dhe e mbrojtur nga Rama nuk janë demokratët e vertetë, por një grup njerëzish që nuk u dhimbsen demokratët që rrinë opozitë për 12- vite, që largohen nga pushteti vendor pa zgjedhje, por një grup interesaxhinjsh pa kontribute reale në Partinë Demokratike.

9. Baza dhe votuesit e Partisë Demokratike janë po ata individë ,personalitete,drejtues të strukturave,mbështetës të kësaj force politike që kanë kurajon dhe motivin për të qenë më të bashkuar e më të fortë përballë dashurisë tuaj me Ramen.

10. Koha dhe vitet do të tregojnë realisht para opionit publik ,demokratëve ,qytetarëve të ndershëm të këtij vendi,se cili ka qenë misioni jua real për shuarjen e opozitës pas marrëveshjes së 17-Majit.

Demokratët mbeten të vendosur dhe të bashkuar para çdo prove e vështirësie! 

Ish-kryetar i degës së PD, Lezhë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

fatmir sinani11/01/2022 19:39

dy bythq...

Shto koment

Denonco