Dhuna ndaj demokratëve/ Halilaj: Dhunuesit hiqen si viktima. Çela: Në seli kishte njerëz të armatosur

Dhuna ndaj demokratëve/ Halilaj: Dhunuesit hiqen si viktima. Çela: Në seli kishte njerëz të armatosur

16:42, 11/01/2022
A+ Aa A-

Pedagogu i Universitetit të Durrësit Alfred Halilaj dhe aktivisti, pjesëmarrës në protestën e 8 janarit Genti Çela kanë komentuar dhunën ndaj demokratëve në demonstratë.

Halilaj theksoi se dhunuesit e asaj dite, sot janë duke u hequr sikur janë viktima.

Ndërsa, Çela vlerësoi se në selinë blu ka pasur njerëz që kanë qenë të armatosur.

Alfred Halilaj: Shkova në protestë që të protestoj paqësisht. Vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit kanë qenë të qarta. Ka vite që jam aktiv në protesta. Ata që janë në selinë blu, kërkojnë që të justifikojnë dhunën. Reagimi ynë ishte paqësor, kurse dhunuesit po na hiqen si viktima. Demokratët ishin njerëzit më të dëlirë në atë protestë.

Blindimi i dyerve të selisë ka provokuar demokratët, akoma asnjë demokrat nuk merr asnjë shërbim në shtet. Ne të gjithë aty kemi punuar që të sjellim Lulzim Bashën kryeministër, e tani të shkojmë e të përballemi me Ramën në selinë e PD ishte dhimbje për të gjithë ne.

Genti Çela: Policia lëshoi shumë gaz lotsjellës, kur ka hyrë në selinë e PD-së. Kam pasur informacion se ka pasur njerëz që kanë ardhur nga zona të caktuara të armatosur. Ka pasur njerëz të armatosur në selinë e PD. Atë ditë kam parë lakuriq drejtuesit e PD-së, siç thotë poeti disident Trifon Xhagjika në poezinë e tij "E pashë atdheun lakuriq".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco