VIDEO/ Berisha për median amerikane: Qeveria e Sorosit po mbështet opozitën e kontrolluar me mercenarë vrasës kundër nesh

VIDEO/ Berisha për median amerikane: Qeveria e Sorosit po mbështet opozitën e kontrolluar me mercenarë vrasës kundër nesh

12:15, 11/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, flet për gazetarin e njohur amerikan, L. Todd Wood, në emisionin e tij “Information Operation’ në CDMedia pas protestës së 8 janarit

TW: Ju lutem, na tregoni se çfarë po ndodh në vendin tuaj.

SB: Është e qartë se synimi është që ky vend të mbahet peng nga qeveria shqiptare me një mbështetje të fortë të ambasadores së SHBA-së në Tiranë. Pasi mua më shpallën non-grata, pa asnjë lloj fakti, prove, dëshmie, dokumenti 8 vjet pasi isha larguar nga pushteti, kur nuk isha akuzuar kurrë për korrupsion, por përkundrazi, isha lavdëruar për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, papritur u shënjestrova si një person non-grata dhe sikurse ju thashë, as unë as ndonjë person nga familja ime nuk ishte akuzuar nga askush. Tri javë pasi kisha humbur zgjedhjet filloi një kalvar i vërtetë. DASH më kërkoi që të mos hyja në parlament. Kryetari i partisë, i cili punonte nga afër me ambasadën e SHBA-së, shpresonte të krijonte një koalicion me qeverinë. Unë e kisha kundërshtuar këtë. Pikërisht këtu filloi lëvizja në parti. Kjo lëvizje përfundoi me heqjen nga pozicioni të kryetarit pas Konventës Kombëtare ku kishte anëtarë të zgjedhur më 11 dhjetor. Më pas u zhvillua referendumi më i madh që kemi pasur ndonjëherë ku votuan anëtarët e partisë. Më shumë se 90% e tyre votuan për të larguar kryetarin, por kryetari nuk e pranoi rezultatin e votimit. Nuk pranoi që ai nuk është më kryetar. Ai mblodhi mercenarë, vrasës të njohur, trafikantë droge, fondamentalistë nga ‘Vëllazëria Myslimane’ e vendeve të tjera në selinë e partisë dhe filloi procesin e blindimit të selisë. Kështu që ne dolëm në protestë për të rimarrë shtëpinë tonë, selinë që është shtëpia e anëtarëve të PD-së. Ishte një protestë paqësore. E kam thënë publikisht që dyert duhet të ishin të hapura. Këto janë dyert e shtëpisë sonë dhe asnjë nuk ka të drejtë të na pengojë të hyjmë brenda. Por, pa dhunë. Nuk duhej ushtruar asnjë formë dhune kundër askujt. Kjo ishte motoja jonë. Por pala tjetër bëri të kundërtën. Ata i përdorën mercenarët dhe vrasësit për të sulmuar protestuesit paqësorë në mënyrë brutale. Ata përdorën njësitë speciale të policisë, gazin lotsjellës, pluhur monoksid karboni, gjuajtën me gurë dhe armë të tjera. Për pasojë, ka 12 protestues paqësorë të lënduar. Asnjë nga policia, asnjë nga pala tjetër nuk është gërvishtur a lënduar.

Qeveria e Shqipërisë kërkon të emërojë kryetarin e partisë së opozitës nëpërmjet policisë, bandave, vrasësve të cilët gjenden brenda ndërtesës dhe duan të mbajnë për kryetar një kukull që nuk e ka më besimin e anëtarëve të partisë.

TW: Pra, opozita kundër qeverisë së mbështetur nga Sorosi po mbështetet nga qeveria sepse është opozitë e kontrolluar. Juve nuk po ju lejojnë të rimerrni partinë, pavarësisht se keni shumicën e votave.

SB: Po, kështu është. Kanë dalë disa deklarata se SHBA nuk do të merren me një person që është shpallur non-grata. Megjithatë, kjo nuk ndikoi kurrsesi te anëtarët e partisë sime. Megjithëse këto deklarata u përsëritën disa herë nga ambasadorja e SHBA-së dhe jo vetëm. Në fakt, procesi ishte procesi më demokratik që është para ndonjëherë. Si nuk arritën t’i bindnin anëtarët e PD-së që të mos mbështetnin Berishën dhe duke mbajtur me çfarëdo çmim këtë anëtar kukull, ata reaguan ashpër kundër protestuesve dhe as nuk u shprehën për faktin se selia e PD-së është kthyer në një çerdhe kriminelësh dhe personash që janë dënuar me 25 vjet për vrasje, trafikantë droge dhe fundamentalistë që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, etj. Ky është realiteti i pasigurt dhe i rrezikshëm. Megjithatë, ne do të vazhdojmë.

TW: Cili është plani i vazhdimit?

SB: Sipas vlerësimit tim modest, ky është një revolucion paqësor. Shqiptarët duan një opozitë të vërtetë. Shqiptarët e shohin se pluralizmi politik është në rrezik, prandaj ne do të realizojmë qëllimet tona. Nëse vazhdojnë në të njëjtën mënyrë, Shqipëria do të ngrihet në protestë kudo. Ne nuk jemi të gatshëm të sakrifikojmë pluralizmin në këtë vend. Vullneti i shumicës duhet të mbizotërojë. Pakica duhet të respektohet dhe duhet të respektojë vullnetin e shumicës. Këto janë rregullat bazë të një vendi demokratik dhe ne do të bëjmë çmos për t’i mbajtur gjallë ato.

TW: A ka pasur ndonjë veprim tjetër nga ambasada, apo ambasadorja Kim së afërmi?

SB: Çdo ditë. Në fjalimet e tij, kryetari kukull lexon komunikata, të cilat me siguri ia dërgon ambasadorja e SHBA-së. Për shembull, ai u thotë shqiptarëve se Berisha e di se shpallja non-grata është një proces i gjatë që shkon nga njëra agjenci në tjetrën. Mua më kërcënojnë me Thesarin. Unë u kam thënë që ta dërgojnë shpalljen sa më parë aty. Pse e kam thënë këtë? Nëse cilido institucion amerikan, apo shtetas amerikan arrin të sigurojë një provë të vetme për të vërtetuar akuzat në adresën time, unë jam i gatshëm të marr çdo vendim dhe unë ju ftoj ju dhe median e SHBA-së që të vini dhe të hetoni çdo gjë që është shkruar për mua. Por, pa asnjë provë a dëshmi, unë nuk do të heq kurrë dorë nga liritë dhe idealet e mia dhe do të vazhdoj betejën time. Prandaj, u thashë “shkoni sa më parë aty ku doni të shkoni”. Unë do të mbroj të drejtat e mia. Unë kam hapur gjyq në Gjykatën e Parisit dhe do të punoj natë e ditë për transparencën e këtij procesi që është i bazuar tërësisht në korrupsionin dhe lobimin e Ramës dhe Sorosit.

TW: A jeni kontaktuar nga diaspora jashtë vendit?

SB: Kam mbështetje të fuqishme prej tyre. U jam shumë mirënjohës. Unë kam përfaqësuar shqiptarët për dekada dhe patjetër që diaspora është shumë e motivuar për të gjetur të vërtetën, për të siguruar transparencë. Kjo është shprehur që nga maji deri tani. Asnjë provë nuk ka rrjedhur dhe as nuk është demonstruar. E di që kanë dosje, por probleme është se ato janë të falsifikuara. Unë ua kam kërkuar të më tregojnë prova. Jam i gatshëm të marr vendime kundër vetvetes. Megjithatë, asnjëherë nuk do të pranoj t’i përulem një mafieje të rrezikshme.

TW: Faleminderit për kohën tuaj. Do të flasim së shpejti për zhvillimin e ngjarjeve.

SB: Faleminderit. Ju uroj një vit të mbarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES11/01/2022 20:51

Buka e thyer nuk ngjitet më kurre! Mos u perleshni e mos u pergjakni kot per nje seli bordello! Merrni te gjithe demokratet dhe largohuni nga Lulzim Brava, prostituta e Edvin Rames! Vetem keshtu ai mbetet vetem me tutorin e tij dhe prostitutat e tjera te bordellos ku eshte blinduar! Lulzim Brava nuk jep kurre doreheqjen dhe nuk do te beje kurre zgjedhje ne PD, as sot, as nese, as vitin tjeter dhe as pas 10 vjetesh!! Kete duhet ta kemi shume te qarte! Nga keto ngjarje humbi thelle dhe rende Lulzim Basha, fitoi perkohesisht Edi Rama, por fitoi perfundimisht demokracia! Pas kesaj do te kemi nje parti te vertete demokratike dhe nje opozite shume te forte, unike dhe me te bashkuar se kurre, qe do te perballet fuqishem me rregjimin e aleances se qelbesirave Rama-Basha, dhe do ta rrezoje ate perfundimisht. PD nuk vdiq ne 8 janar 2022, por vdiq ne vitin 2013, ne 8 Janar 2022 thjesht Lulzim Brava i beri funeralin! Perleshja e fundit e pergjakshme dhe me gaz lotsjelles dhe helmues, me granata shurdhuese me ndihmen e mercenareve kriminele pa asnje lidhje me PD-ne, dhe me ndihmen e policise se Edvin Rames, e Lul Bashes kunder demokratet e vet, i dha fund perjetesisht bashkejeteses se tyre ne PD. Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Keshtu qe Rama nuk mbrojti Bashen, por mbrojti postin e tij ne krye te PD, si kryetar i saj. Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves. Prandaj, objektivi i kundershtareve te Lulit eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite! Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit! Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit! Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike. E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike! Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike". Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj! Ky eshte Revolucioni Demokratik dhe jo perleshje dhe perplasje fizike pa fund! Sa me shume te vazhdoje kjo perplasje aq me teper i leverdis Edvin Rames! Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani! Legjitimitetin e nje partie politike nuk e percakton as selia, as vula, as sigla dhe as emri, por antaresia, numri i tyre, simpatizantet, mbeshtetesit dhe votuesit. Te gjitha keto Lulzim Brava i ka humbur! Nuk ka me as antare, as simpatizante, as mbeshtetes dhe as votues, pra realisht nuk eshte me legjitim. Vetem de-Jure ka vetem nje seli, ka zyre, ka nje vule dhe ka nje emer partie te dhuruar, e cila eshte e zhvleresuar! Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes u kthye shume shpejt ne nje vulehumbur, prostitute, vasal i peshtire dhe uturak i palare i Edvin Kristaq Rames.

korcari11/01/2022 14:50

fallangrat jane sheshit zoti sali berisha por kjo te na sherbeje per te ardhmene. ti je njie hero si dragua mes gjalperinjeve marksiste sorosiane

Shto koment

Denonco