VIDEO-SYRI TV/ Bylykbashi për '8 Janarin': Tani nis riorganizimi i PD-së

VIDEO-SYRI TV/ Bylykbashi për '8 Janarin': Tani nis riorganizimi i PD-së

11:24, 11/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashki, deklaroi në emisionin Çim Peka Live se tani ka ardhur koha e organizimit te PD, pasi anëtarësia vendosi shkarkimin e Lulzim Bashës. Sipas Bylykbashit, do vijë një kohë që Basha do dalë nga selia duke e shigjetuar se ishte ai që kërkoi skenarin e 8 janarit

Tani është koha e riorganizimit të PD. Kështu është shprehur deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV.

Bylykbashi theksoi se demokratët nuk po e pranojnë më Lulzim Bashën duke theksuar se nxjerrja nga selia e Bashës do të vijë

Basha e kërkoi skenarin e 8 janarit, tha Bylykbashi. Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë në këto 30 vite që policia të ndërhyje brenda PD, për të ndarë një debat. Policia është e përfshirë në veprime politike, tha ai. 

Por në emisionin Çim Peka Live u transmetua edhe videoja e plagosjes së kryetarit të grupseksionit 8 të PD në Kombinat, Alban Hoxhaj gjatë protestës të PD.

Ai rrëfeu të gjithë ngjarjen dhe shpjegoi me detaje nëpërmjet videos se si polici me një armë shotgun hedh gazi lotsjellës, predha e të cilit e preku në ballë.

Ndërsa Feliks Bilani, fotografi i cili u helmua nga gazi i hedhur nga brenda selisë, u shpreh ne emision se do të publikojë fotot e politikanëve, që nuk janë publikuar më parë, duke paralajmëruar skandale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco