Këlliçi-Bashës: Ne kemi zgjedhur demokratët, ti ke zgjedhur Ramën

Këlliçi-Bashës: Ne kemi zgjedhur demokratët, ti ke zgjedhur Ramën

10:02, 11/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Belind Këlliçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, reagoi pas vendimit të kryesisë së shkarkuar nga demokratët.

"Ish-kryetari i partisë, që blindoi humbjen në PD, nga xhelozia se nuk u bë dot lider, i rezistoi gjumit deri në të gdhirë të ditës së sotme për të përjashtuar e pezulluar në grup kritikët e tij.

Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar!

Zbrit në bazë dhe shiko si do të të presin.

Ne kemi zgjedhur demokratët e bazës dhe ata të sakrificave, kurse ti Edi Ramën dhe bashkëqeverisjen!" shkruan ai.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco