Marku pro dhunës ndaj demokratëve/ Mjeku i njohur e 'masakron'

Marku pro dhunës ndaj demokratëve/ Mjeku i njohur e 'masakron'

09:35, 11/01/2022
A+ Aa A-

Doktori i njohur Gëzim Xhepa i ka bërë një dush të ftohtë Mark Markut, i cili justifikon dhunën ndaj demokratëve në protestën e 8 Janarit.

“Zoti Mark Marku, aktiviteti akademik mund të të bëjë profesor, por nuk të bën njeri. Të justifikosh dhunën disproporcionale mbi protestuesit, në një protestë pa një polic të plagosur, pa asnjë automjet të dëmtuar në oborrin e selisë, vetëm për shkak të thyerjes së dyerve të blinduara, që nuk janë mjeti adapt i ruajtjes së kryefamiljarit të familjes politike nga anëtarësia, nuk do thotë se të mungon logjika… por do të thotë se interesa të vogla të momentit të një pseudointelektualuci të kthejnë në gjenezën e baltovinës dhe në shpirtin barbar: flaka rëntë përtej gardhit të shtëpisë sime”, shkruan Xhepa në rrjete sociale.

Më tej Xhepa i drejtohet duke i thënë se derisa nuk është njerëzor, nuk mund të jetë në as i djathtë dhe as i majtë në politike.

Sipas të njëjtit, problemi i PD-së nuk është vetëm Basha, por edhe njerëzit që e rrethojnë dhe këshillojnë.

“Më vjen keq, por ti nuk mund të jesh as i djathtë, as i majtë në politikë se në radhë të parë nuk je njerëzor!!! Ty nuk të dhimbset PD, ty të dhimbset lopa që kërkon t’i zhvasësh egërsisht qumështin edhe në buzë të varrit!!! Tani e kuptoj se problemi i PD nuk është vetëm Basha, por dhe njerëzit që e rrethojnë dhe e këshillojnë, duke e stimuluar në çmendurinë e blindimit dhe konfliktit”, shkruan më tej Xhepa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

korcari11/01/2022 14:41

o mark marku haram buka e malesise haram gjaku i martireve vdeksh nga korona edhe kur te vdesesh mos u prefsh ne paqe

kadri hasbiu11/01/2022 12:59

ky mark marku e para nuk e di se car prefesori esht ky qe nuk din me lill dy fjale e dyta ti mer klysh bushtre komuniste more mandatin e deputetit dhe u ancove dhe medemek e le mandatin dhe per kete duhet shikuar se sa lek ke mar ti je nje bastard me i zi se ed mostra

Shto koment

Denonco