Evi Kokalari publikon videon: Ja kurthi i Lulzim Bashës!

Evi Kokalari publikon videon: Ja kurthi i Lulzim Bashës!

00:47, 11/01/2022
A+ Aa A-

Nga Evi Kokalari

Dera kryesore e PD-së nuk ishte blinduar dhe u hap kollaj.

Të parët që hyn në Seli ishte një grup i përbërë nga gratë - deputete dhe kryetare degësh - kjo me qëllim që kur ata të Bashës t'i shikonin, të kuptonin që s’ka asgjë për t'u trembur. 

Basha ndërkohë i la njerëzit të hyjnë në seli dhe i sulmoi me gaz kur ata ishin brenda në ndërtesë. 

Siç shihet në video, xhamat u thyen nga brenda sepse ishte e pamundur të dilje dhe njerëzit nuk merrnin dot frymë. 

Nëse ky nuk është akt kriminal, nuk di çfarë është. 

Basha duhet të dalë përpara drejtësisë për organizimin e këtyre akteve kriminale. 

Video është filmuar nga Albana Vokshi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Azemi11/01/2022 02:45

Po e shohim nga keto video reale se shkurt Basha eshte nje bishe e djallezuar. Njerez fisnike familjar e demokratike e kane besuar Bashen me gjithe zemer, e Basha e kthen kete besim me nje pabesi qe filloi ndaj zotit Berisha, dhe vazhdon me helm ndaj burrave, grave, djemve e vajzave te popullit Shqiptar. Uroj qe keta njerez fisnike ta bejne kete helm djallezine e fundit qe Basha po i ben demokracise, bashke me Ramen qe ka vendosur ne krye te policise njerez te djallezuar si Sokol Bizhga qe dogjen policin te gjalle. Eshte shume ironike se ndryshe nga pretendimet e dosjes se gruas se Edi Rames, po del se ne fakt ata qe po thurnin plane per te minuar demokracine jane vete Basha dhe Rama qe duan te bejne opozite dhe pozite, te luajne ping pong me jetet e Shqiptareve, me vrases dhe krye police qe hodhen policet ne zjarr te gjalle. Basha, Rama dhe Sokol Bizhga jane ata qe duhet te hetohen menjehere, dhe jo protestuesit qe thyen gjamat per te marre fryme nga helmi. E tmerrshme dhe e papranueshme per cdo njeri qe punon ne prokurori (qe duhet te jete e te pavarur) te heshte dhe te mos hetoje keto.

Shto koment

Denonco