Artan Hoxha zbulon kush e telefonoi policinë të ndërhynte: Kërkoi ndihmë kur u shemb dera e blinduar

Artan Hoxha zbulon kush e telefonoi policinë të ndërhynte: Kërkoi ndihmë kur u shemb dera e blinduar

22:32, 10/01/2022
A+ Aa A-

Ditën e protestës së drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në selinë e PD ka qenë edhe nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Log” në Abc gazetari Artan Hoxha tha se Alibeaj dhe kreu i PD Lulzim Basha janë marrë në mbrojtje nga garda.

Ashtu si Basha, sipas gazetarit Artan Hoxha edhe Alibeaj është izoluar në një ambient në selinë blu, por kjo ka ndodhur pasi kështu e cakton ligji duke qenë se ai është nënkryetar Kuvendi.

“Një punonjës i gardës kishte izoluar Enkelejd Alibeajn në një ambient tjetër. Garda i ka ofruar siguri maksimale Bashës. Iu dha garanci dhe u mor në ruajtje edhe Alibeaj. Unë nuk besoj se është deklarata e Spartak Brahos që tha se rrezikohet siguria e Enkelejd Alibeajt, por se është nënkryetar Kuvendi”.

Telefonatën në polici sipas gazetarit e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, kur u shemb dera e blinduar nga demokratët. 

“Policia e shtetit cakton një zyrtar i cili quhet pika e kontaktit që e njeh mirë dhe është në gjendje ta lexojë situatën. Personi i parë që ka kërkuar ndihmë ka qenë Bardhi. Ndihma është kërkuar që kur dera e brendshme ka filluar të dobësohet. Që në atë moment ka kërkuar ndihmë, mirëpo policia se shikonte dot se çfarë ndodhte brenda dhe se vlerësonte dot sa e rrezikshme ishte situata.

Policia është vonuar sepse nuk e shihte dot situatën, garda ishte në kat të dytë dhe se shihte po ashtu derën. Ndërhyrja e policisë është bërë kur tokmaku shembi derën”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco