'Po provokon tension'/ Meta: Basha me policinë kërkon të imponojë një autoritet që s'e ka

'Po provokon tension'/ Meta: Basha me policinë kërkon të imponojë një autoritet që s'e ka

22:06, 10/01/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta deklaron se asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit.

Gjatë intervistës në TV21 Maqedoni, Meta tha se Basha me policinë po kërkon të imponojë një autoritet që nuk e ka. 

Në demokraci, autoriteti fitohet me votë, tha Meta.

"Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij.

Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

Sot kemi disa deputetë të vërtetë opozitarë, zëri i të cilëve do të dëgjohet akoma dhe më shumë dhe Shqipëria do të ketë zhvillimet e saj pozitive demokratike pa asnjë diskutim.

"Udhëheqja e opozitës" po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Nuk fitohet me procedura. Çdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota", u shpreh Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco