U dhunua në protestë, Bilani paralajmëron: Do hap arkivin, do çuditeni nga fotot që do shihni

U dhunua në protestë, Bilani paralajmëron: Do hap arkivin, do çuditeni nga fotot që do shihni

21:53, 10/01/2022
A+ Aa A-

Fotografi i njohur Feliks Bilani, në intervistë me Skype në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për faktin se është dhunuar në protestën e 8 janarit.

Bilani thekson se do e hapë arkivin e tij me fotografitë që nuk i ka botuar në kaq vjet, duke shtuar se do çudisë publikun me publikimin e këtyre fotove.

“Kam rëndesë gjoksi aktualisht. Unë jam profesionist në profesionin tim si fotograf, i besoj vetëm fotografisë. Unë kam vendosur të hap arkivin. Në ditët në vazhdim do çuditeni nga fotot që do shihni.

Do ta hap arkivin 30-vjeçar e do nxjerr ato foto që nuk janë botuar në atë kohë. Ty fotot do t’i çoj me qejf. Leonardo Da Vinçi thotë se e vërteta çliron çdo njeri nga gjithçka. Fotografia është e vërteta ime”, deklaroi Bilani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco