‘Opozitë të vërtetë kundra Ramës’/ Berisha: S’do ta lemë Portin e Durrësit ta marrë Rama e Basha

‘Opozitë të vërtetë kundra Ramës’/ Berisha: S’do ta lemë Portin e Durrësit ta marrë Rama e Basha

21:47, 10/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëron për opozitë të fortë në kundërshtimin e projektit për Portin e Durrësit.

I ftuar në ‘Now’, Berisha akuzoi se në këtë aferë janë përfshirë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Berisha tha se ka dalë qartë që Basha është i përfshirë në këtë koncesion.

Berisha: Do të jetë opozitë e vërtetë. Pse do të lemë ne Portin e Durrësit që 800 mijë metra t’i marrë Rama me Bashën. Kurrën e kurrës.

Ish-kryeministri shtoi se po të drejtohej prej tij opozita nuk do të lejohej kurrë që të ndodhte korrupsioni me inceneratorët dhe se PD-ja e ka denoncuar vetëm dy herë këtë aferë dhe në padinë penale është hequr emri i Këshilltarit të Ramës, Engjëll Agaçi.

Berisha: E ka hequr se Engjëll Agaçi është njeriu që i mbyll çështjet atij në gjykata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco