‘Janë dhunuar liritë...’/ Berisha siguron opinionin: Ky është revolucion për lirinë e demokratëve

‘Janë dhunuar liritë...’/ Berisha siguron opinionin: Ky është revolucion për lirinë e demokratëve

21:37, 10/01/2022
A+ Aa A-

I pyetur se çfarë ndodhi me revolucionin e ideve dhe si ka mundësi që gjithë lufta brenda PD-së të përfundojë në një luftë për ndërtesë, ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj se ky ishte një revolucion.

I ftuar në emisionin ‘Now’, ish-kryeministri Berisha u përgjigj duke thënë se ideja e kësaj lëvizjeje është liria e njerëzve që ‘u janë dhunuar liritë elementare’.  

Berisha: Drama më e madhe e shqiptarëve është që këto 8 vite ata nuk patën një opozitë. Dje u faktua se ajo që quhej opozitë ishte një fasadë e qeverisë. Shqiptarët duhet të jenë të lumtur që ka një përpjekje për të shpëtuar pluralizmin politik. 

Ky revolucion ka një ide themelore. Lirinë. Dhe unë të garantoj që ky është revolucion. Ata që nuk e perceptojnë të tillë nuk e kanë të drejtë. Mund të të jap shumë fakte pse ky është një revolucion. Nuk vinë ata dhjetëra-mijëra e qindra mijëra njerëz as për problemet e Sali Berishës, as për pasionin për Sali Berishën. Ata vinë sepse e ndjejnë veten të dhunuar në liritë e tyre. Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë gjendje katastrofale janë katandisur ata këto 8 vite në raport me të drejtat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco