‘Mbyti demokratët me gaz në 8 janar’, Bylykbashi: Policia kordinim të plotë me Lulzim Bashën

‘Mbyti demokratët me gaz në 8 janar’, Bylykbashi: Policia kordinim të plotë me Lulzim Bashën

19:53, 10/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka theksuar se protestën e 8 janarit e thirri Komisioni i Përkohshëm për Rithemelimin e PD-së.

I ftuar në studion e Ora News, Bylykbashi tha se një nga vendimet e 11 dhjetorit ishte shkarkimi i Lulzim Bashës që u ratifikua më 18 dhjetor 2021.

Sipas tij, nuk mundet që një kryetar të thotë unë nuk pyes për anëtarësinë time.

Bylykbashi: Më 8 janar ka rënë plotësisht maska e Lulzim Bashës, ka dalë ekzakt ai që është, por ka dalë në sytë e demokratëve. Demokratët që shihni pa ndjenja nga gazi lotsjellës që është hedhur nga brenda PD-së, nga policia që ka hyrë në momentin kur është hapur porta dhe demokratët hynë brenda, përveçse ishin hedhur lëndë të tjera asfiksuese. I kam parë, s'kam nevojë të provoj gjë, të gjithë e kanë parë.

Këto ndodhnin nga brenda PD-së, më pas kur ra porta e blinduar erdhi policia me një preçizion në kohë të paparë.

Bylykbashi tha se policia ka hyrë në koordinim të plotë me Lulzim Bashën. Sipas tij, ata kanë pasur koordinimin më herët dhe kanë ditur se çfarë do të bënin.

Bylykbashi: Është një godinë që me ato ndryshime që i ka bërë Basha, as ne nuk e dinim se çfarë ishte selia e PD-së. Policia e dinte me precizion, me saktësi, me një plan të koordinuar me Lulzim Bashën hyri dhe përdori dhunë ndaj protestuesve të PD-së. Demokratët kërkonin të hynin në shtëpinë e tyre, të hapnin derën që ja kishte mbyllur një uzurpator i shkarkuar.

Deputeti tha se është jashtë çdolloj konceptimi që dy demokratë të cilët deri dje kanë qenë në të njëjtat përpjekje për të rrëzuar Ramën të luftojnë me njëri-tjetrin.

Bylykbashi: Nuk ka një të cenuar nga personat që kanë qenë brenda dhe as nga forcat e policisë. Ata që janë dhunuar me leje, me thirrje nga Basha janë demokratët që shkuan të protestonin, ishin ata që kishin votuar për ta shkarkuar.

Ajo që ka ndodhur më 8 janar, sipas deputetit është rënia e maskës së Bashës si personi që tentoi të ishte lideri i këtyre demokratëve të cilët i çoi në përplasje. Demokratët kanë  shkuar në burgje për Bashën, tha Bylykbashi, dhe në fund ai i mbyti me gaz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES10/01/2022 21:14

Nga keto ngjarje humbi thelle dhe rende Lulzim Basha, fitoi perkohesisht Edi Rama, por fitoi perfundimisht demokracia! Pas kesaj do te kemi nje parti te vertete demokratike dhe nje opozite shume te forte, unike dhe me te bashkuar se kurre, qe do te perballet fuqishem me rregjimin e aleances se qelbesirave Rama-Basha, dhe do ta rrezoje ate perfundimisht. PD nuk vdiq ne 8 janar 2022, por vdiq ne vitin 2013, ne 8 Janar 2022 thjesht Lulzim Brava i beri funeralin! Perleshja e fundit e pergjakshme dhe me gaz lotsjelles dhe helmues, me granata shurdhuese me ndihmen e mercenareve kriminele pa asnje lidhje me PD-ne, dhe me ndihmen e policise se Edvin Rames, e Lul Bashes kunder demokratet e vet, i dha fund perjetesisht bashkejeteses se tyre ne PD. Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Keshtu qe Rama nuk mbrojti Bashen, por mbrojti postin e tij ne krye te PD, si kryetar i saj. Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves. Prandaj, objektivi i kundershtareve te Lulit eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite! Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit! Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit! Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike. E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike! Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike". Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj! Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani! Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

Shto koment

Denonco