Harxhi: Asnjë makinë s’u prek në protestë, Rama-Basha plan për të pasur masakër

Harxhi: Asnjë makinë s’u prek në protestë, Rama-Basha plan për të pasur masakër

18:18, 10/01/2022
A+ Aa A-

Ish-kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike Edith Harxhi, e ftuar në emisionin Task Force të moderatores Sonila Meço në Syri TV, ka komentuar protestën e 8 janarit.

Harxhi thekson se asnjë makinë nuk është prekur në protestë nga protestuesit, duke shtuar se dyshja Rama-Basha ka pasur plan për të pasur masakër atë ditë.

“Prokuroria ishte e njëanshme në arrestime. Janë arrestuar edhe persona që janë të sëmurë. Disa janë arrestuar vetëm se ishin nga Gjakova, asnjë makinë nuk është prekur në atë protestë.

U thyen xhamat brenda në seli për t’u ajrosur. E ka tejkaluar masën e gazit që mund të hidhet mbi një turmë, që ishte aty. Gjithçka ka qenë e koordinuar ndërmjet Bashës dhe Ramës. Çdo gjë ishte e programuar që të ishte masakër. Rama-Basha kanë pasur plan për të pasur masakër”, deklaroi Harxhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco