Balliu: Edhe Bill Gates të jetë kunati i Bashës është e pamundur të krijoi 14 kompani në 4 vite

Balliu: Edhe Bill Gates të jetë kunati i Bashës është e pamundur të krijoi 14 kompani në 4 vite

17:08, 10/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Klevis Balliu ka komentuar protestën e demokratëve në datë 8 janar para selisë.

I ftuar në emisionin 'Zona Zero', Balliu u shpreh se kunati i Bashës tregon lidhjen indirekte të Bashës dhe Ramës.

Sipas Balliut në 4 vite, nga 1 kompani janë ngritur 14 kompani në emër të familjes së Lulzim Bashës.

Balliu ka sjellë një krahasim ironik me Bill Gates, ku sipas tij është e pamundur të arrijë këtë rritje të konsiderueshme të kompanive në një kohë kaq të shkurtër. 

Ndër të tjera Balliu ka përmendur edhe portin e Durrës dhe tenderin që pritet të marrë kunati i Lulzim Bashës.

Balliu: E ka nisur me 1 kompani dhe tani ka 14. Edhe Bill Gates të ishte ai s’mund të bënte 14 kompani në këto 4 vite.

Pse nuk del kunati juaj, apo i imi apo i dikujt tjetër. Pse kush i’a jep tenderin e portit të Durrësit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco