Gjata: PD në momentin më delikat në histori, Basha skllav i policisë së Ramës

Gjata: PD në momentin më delikat në histori, Basha skllav i policisë së Ramës

16:47, 10/01/2022
A+ Aa A-

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD Çlirim Gjata, në intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, foli për protestën e 8 janarit në selinë blu.

Gjata theksoi se PD aktualisht është në momentin më delikat në histori, duke shtuar se Lulzim Basha është bërë skllav i policisë së Ramës.

“PD është në momentin më delikat në histori. PD rrezikon që të shpërbëhet dhe jo të përçahet. Ishte Berisha dhe përkrahja e tij që Bashës i dhanë mbi 640 mijë vota. Foltorja shpëtoi PD-në nga shpërbërja. Është gjëja më e rëndë që ka ndodhur për PD, krijimi i grupeve militare aty në seli me gazin lotsjellës. Më datë 8 janar, demokratët po hynin në shtëpinë e tyre dhe gjetën aty gaz. Data 8 u përpoq të tregojë se ekziston pluralizmi politik dhe opozitarizmi në vend. Imagjinoni sikur Basha të bëhej kryeministër e të kishte pushtet se çfarë mund të bënte.

Basha hyri në marrëveshje me Ramën, sepse Rama ka lidhje me policinë. Basha firmosi marrëveshjen me policinë e Ramës. Çfarë denoncim korrupsioni do të bëjë Basha, kur është skllav i policisë. Çfarë e do ai atë parti, kur gjithë bazën e partisë e ka kundër. Më datë 8 u tregua se kush është opozita e vërtetë dhe kush është opozita false. Pas Bashës, vjen Rama. Prandaj tani merret vesh se pse janë lënë mënjanë gjithë ata kauza. Askush nuk e beson më Lulzim Bashën”, deklaroi Gjata.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES10/01/2022 18:29

Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves. Objektivi eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite! Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit! Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit! Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike. E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike! Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike". Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj! Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani! Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes do te kthehet shume shpejt ne nje vulehumbur dhe vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

Shto koment

Denonco