FOTO/ Perla e Bujar Kapexhiut: Roland Bejkos nuk iu prek asnjë qime floku...

FOTO/ Perla e Bujar Kapexhiut: Roland Bejkos nuk iu prek asnjë qime floku...

16:23, 10/01/2022
A+ Aa A-

Roland Bejko ka qenë protagonist në media kohët e fundit ku vazhdimisht ka fyer dhe poshtëruar demokratët. 

Të shtunën, Bejko nuk u lejua të futej në selinë e PD nga anëtarësia që po protestonte për largimin e Lulzim Bashës. 

Askush nuk e preku me dorë dhe askush nuk ushtroi dhunë mbi të, thjesht i thanë që këtu s'ke punë se është shtëpia jonë. 

Ajo që bënë ishte se e larguan përtej gardhit rrethues. Mirëpo, Bejko thotë se është dhunuar dhe se i ishte kërcënuar jeta. 

Në fakt, ilustrimin më të mirë për atë që i ndodhi Bejkos nuk mund t'ia bënte kush tjetër veçse artisti Bujar Kapexhiu. 

Në karikaturën e Kapexhiut të titulluar "Qëndrim demokratik" janë lideri historik i PD, Sali Berisha dhe sekretari i Lulzim Bashës, Roland Bejko. Berisha i thotë Bejkos se nuk i është prekur asnjë qime floku nga protestuesit...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco